A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mjaft

Mjaft.
Mosthuaj asgjë.
Do shkatërrosh gjithçka.
Sikur takimin tonë lamtumirës.
Vetëm heshtja mjafton.
Ndarja e fundit.
Lamtumirë.
Dikur në pëqafim.
Tani në largësi shikohemi.
Mjafton për ta shuar mallin.
Një shikim mjafton.
Malli zvogëlohet.
Malli nuk shuhet.
Mjaft.
Asgjë mos thuaj.
Vetëm ngadalë largohu.
Nuk të pres më si dikur.
Shko.
Ik sa më larg.
Atje ku nuk të gjej dot.
Atje ku nuk vi unë.
Atje ku nuk më kujton.
Më kujto.
Nuk do të më harrosh.
Në mendje më ke gjithmonë.

1. V .2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019