A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Më Tha: E Humbur Jam Pa Ty

Seç mu ça zemra.
Më vdiq shpirti.
Mu rrënqeth trupi.
Me sa fuqi pata, klitha: "ah".
Mallkova
Shava
Qava
Mu mbushën sytë me lot.
Dënesa nga pafuqia.
Nuk munda të bëja asgjë.
Mu duk vetja "burrë i ligë".
Klitha
Mallkova
U luta.
Për një çast mendova.
Dhe me vete fola.
"A e di kjo, se as unë nuk mundem pa të"?
Ofshava
Mallkova
U luta.
Jehona e dhembjes u dëgjua larg.
Por ajo nuk e dëgjoi.
Po vdes dalëngadalë.
Përsëri e rikujtova atë që më tha.
"E humbur jam pa ty"!
Mu duk se u ça toka dhe më përpiu.
Mu duk se mu shemb qielli mbi kokë.
Një lot më ngushlloi.
Prap klitha.
Nga pamundësia të ndryshoj gjendjen, bërtita: "pse"?
Sa më vrave, thashë me vete.
Sa plagë kam, sikur ta dije?
U luta dhe heshta.
Të humbur jemi të dy, për aq sa kohë jemi të ndar.

27.VI. 2017

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019