A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Urime

Mora lajmin se ke një tjetër
Dhe datë martese ke caktu
Mu kujtuan mijëra gjëra...
"Qofsh e lumtur edhe pa mu".
Desha të të mallkoj rëndë
Të të shaj e ofendoj
Por nuk e bëra sepse mu kujtua
Une kam vepruar dikur njësoj.
Edhe unë të lash në pritje
Ika dhe asgjë nuk thash
Njësoj ma ktheve tani ti
Të dyve jeta na u bë mishmash
Të ndarë e të dashuruar
Të dy jetojmë edhe vuajmë
Askush nuk e di këtë dhimbje
Vetem ne që vargje shkruajmë.
Kurrë më nuk do të jemi bashkë
Por në zemra jemi të bashkuar
Do të jetojmë me trupa larg
Por në zemra te dashuruar.
Vajzës emrin tënd ia lë
Të të kujtoj sa herë e thërras
T'ia kujtoj vetes gjithmonë
Se të desha por të lash.
Djalit vendosja emrin tim
Dhe thirre me dashuri
Le ta kujtojë edhe ty gjithmonë
Se më dashurove në rini
Urime edhe njëherë dashuria e re
Jeto e lumtur edhe pa mua
Edhe pse shumë më lëndon
Përgjithmonë veç ty të dua.

17. VII .2017

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018