Koha Dhe Durimi

Koha është ilaçi i shumë gjërave
mjafton vetëm të kemi durim.
Edhe kur dyert na përplasen në fytyrë
Bëj durim, jepu kohë për pendim, por mos trotik më
Edhe kur ta kthejnë shpinën
E askush nuk të ndihmon
Bëj durim, jepu kohë, por ndihmë mos u kërko.
Edhe kur shkelin mbi ty për të vjelur për vete
Bëj durim, jepu kohë, por mos u përkul para tyre.
Edhe kur plagë të shkaktojnë
e shërim nuk gjen
bëj durim, koha është ilaç për gjithçka.
Koha është ose miku ose armiku yt
Varet nga ti
Kujdes kujt ia falë kohën
Koha është jetë, e jeta veç njëherë jetohet.
Ruaj ata që ndajnë kohë për ty
Duaj e mbaj me çdo forcë e në çdo rast
Largohu nga ata që e vjedhin kohën tënde për interesa të veta
Ata janë parazitë, hanë nga ti dhe të dëmtojnë ty
Bëj durim pa u nënshtruar
Fal pa u mburrur
Dashuro pa dominuar
Jepu kohë të gjithëve aq sa meritojnë
U pendova shumë për kohën e shpenzuar me njerëz të gabuar
Por mësova shumë se kë duhet vlersuar e kë duhet larguar
Vonë i dallova ujqit nën lëkurën e deles, por më mirë vonë se kurr
Tash kur i dallova, pa hezitim u largova
Nga ta shumë mësova
Ua heqa maskat dhe i qetë jetova.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4