Fali

Fali të gjithë, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Për çdo dhembje, plagë, lëndim, çfarëdo qoftë, fali sepse edhe ti dikur kishe nevojë për falje, madje edhe do të kesh nevojë të të falin.
Edhe kur të shajnë, ofendojnë, përdhosin e injorojnë, përsëri fali, sepse askush nuk ka humbur asgjë nga falja.
Le të jetë falja jote më e madhe se secili gabim e fyerje.
Mos u ndiej i fyer nga asnjë sharje, sepse ti vlen.
Sharjet nuk të njëllosin, e falja të ngritë.
Burrëri nuk është të hakmerresh, por të falësh.
Të ligjtë fyejnë, të fortit falin.
Fal edhe nëse plaga të kullon gjak
edhe nëse zemra të dhembë
edhe nëse syri loton
Fal ti në tokë, falesh nga Krijuesi në qiell.
Fal për ditën kur të gjith do të kemi nevojë për falje.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1