A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mërgimtari

Valixhet me dhembje i mbusha
Hapat më ishin rënduar, sikur të më dërgonin drejt vdekjes
E ç’kuptim ka jeta larg teje
E pse t’ia kem frikën vdekjes?
Zemra u mbush me dhembje,
Aq sa rridhte më pikonte
E cila zemër mund ta mbajë tërë atë dhembje?
Lotët kishin qullur krenarinë, që si sfungjerë thithte lotët e dhembjes.
Zymtësia si perde hekuri kishte mbështjellë gjithçka
Nuk kishte vend për lule, as për fjalë
Lulet nuk mbijnë në dhembje
Edhe pse ujiten nga lotët
Valixhet po i tërheq zvarrë
Mbushur me dhembje plot
Për herë të fundit shikoj gjithçka
Lamtumirë u them veç me fjalë sepse zemra këtë fjalë nuk e thotë
Largohem me një gur në zemër, pa e ditur ku po shkoj
Sytë nuk më shohin asgjë, përveç dhembjes
Gjithçka që mbetet prapa
Më ndjek sikur hije e trishtuar
Sikur i vjen keq që më ndjek.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019