A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Pranë Teje

Pranë teje shpirtërat e vetmuar gjejnë prehje
Zemra e lënduara gjejnë mjekim
Sytë e njomur nga loti gjejnë shkëlqim
Të braktisurit gjejnë shoqërim
Dritë nga vet Drita e paamshim
Ilaç për secilin që kërkon shërim
Paqe edhe nëse me botën je në luftim
Secila fjalë është fjalë e vërtetë, si vet ekzistenca e Tij
Aty buron drita e pashuar edhe kur yjet do të shemben e treten
Ai përsëri mbetet Një
Mbreti i përheshëm mbretërve të përkohshëm
I Pari dhe i Fundit
Gjithcka krijoi për ne, e neve na krijoi ta adhurojmë Atë
Nuk e shohim por e besojmë
Jemi te bindur që do e takojmë
Veç një rrugë është për tek Ti

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019