A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mëso

Mëso prej gabimit tënd
nëse dëshiron të ecësh përpara
mos e kthe kokë pas
se jeta është e mbushur me përralla.
Mos gjyko askë për veprimin,
pa pyetur atë për arsyen.
Ti nuk mund ta dish aspak
Sa persona zemrën ia thyen
Çdo gjë në botë ndryshoi shumë
kur në botën shpirtërore materia hyri
Shpirti sheh atë që donë
Jo atë që e sheh syri
Asgjë nuk marrim nga kjo botë,
Përveç një mbulese pa xhepa
Vetëm pasi të vdesim e të ikim
Fillon jeta, e vërteta
Mos mendo vetëm për vete,
egoizmi mos t'kaplon
ndihmo të tjerët sa të mundesh
se All-llahu nuk ta harron.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019