A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Kalaja

Gurët e kalasë po të flisnin
Shumë e mbretin nuk do ta donim
Madje edhe do ta urrenim deri në vrasje
Kur ta kuptonim se sa urdhëra ka dhënë për likuidim
Heshtja e gurëve është liria e mbretërve të vdekur
Papirusët dhe tefterët nuk e thonë të vërtetën
Atë e dinë vetëm murët e kalave
Madje edhe korridoret nuk e dinë gjithë të vërtetën
Shpatat vetëm ka kryer punën e urdhëruar
Kurora me gurë diamanti ka ngjyrën e gjakut
Ata diamant, safir e rubin, janë nxjerr me gjak
Sa ushtarë kanë vdekur për perlat e kurorës?
Atë e di vec deti heshtur.

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019