>
LETERSISHQIP

Konflikt Abstrakt

Në kujtesën e pluhërosur, nën mjegull të takova edhe ty
Kohë të gjata kishin kaluar, e të pash veç me sy
Të të prekja ishte e pamundur, sepse disa shekuj ishin mes nesh
Jo shekuj kohe, por shekuj harrese
Gjithçka ishte e pamundur
Bota ishte mes nesh
Kujtimet e palosura nuk e gjenin fillimin e as fundin
E mendimet nuk po e gjenin fillin e lëmshit
Asnjëra nuk fliste asgjë, edhe pse të dyja dini shumëcka
Mes tyre kishte ende plagë të freskëta
Dhembje të forta
Lot
Edhe pse ecnin në shtegun e njëjtë, gjurmët i kishin të ndryshme
Në mes hyri shpresa që ende jetonte edhe pse thuhej qe ishte varrosur kaherë
U mundua t’i fshij lotët
T’i ndale dhembjet e t’i shëroj plagët
Ishte e kotë
Harresa ndërtonte mure
Shpresa riparonte urat
E mendimi? Mendimi i habitur shikonte të kotën e tyre
Të gjithë folën shumë, e asgjë nuk thanë
Zemra harroi gjithcka dhe mori arratin
Donte të mësohej të jetonte pa asgjë dhe pa askë
Ua ktheu shpinën të gjithve, dhe u nisë
Ende nuk ka arritur destinacionin, por ende shpreson edhe pse shpresën e la pas.