>
LETERSISHQIP

Tajfuni

Kur morëm arratinë nga Bojaxhiu
dhe tek lundronim për në shtete të tjerë,
vumë re, befas, se vapori ynë i vogël
kish qëndruar në vend.
Një natë dhe një ditë
mbeti ai në lartësi të Luzonit, në Detin e Kinës.
Disa thanë se qëndroi për shkak të një tajfuni,
që kish shpërthyer në Veri.
Të tjerë thanë se po u ruhej
anijeve pirate të gjermanëve.
Por të gjithë thanë:
Më mirë tajfuni se gjermanët.