Bertolt Brecht Poezi
Bertolt Brecht

Po Të Vijë Pushtuesi

Po të vijë pushtuesi te ju, në qytet,
Ta bëni t’i duket që s’e ka pushtuar vërtet.
Askush ndër ju atij të mos i japë çelës,
Se ai s’vjen si mik, se ai vjen si shkelës.
Mos i nxirrni për të ngrënë dhe sofër mos i shtroni,
Karrige e shtrat për të të shkoni t’i coptoni.
Atë ç’ka s’digjni dot, ta fshihni ku mos duket.
Përmbysni çdo qumësht, groposni çdo krodhë buke.
Ta bëni të klithë: Ndihmë! Ta quani: Barbar!
Ta (Tani- në përkthim) bëni të hajë dhe, të rrojë përmbi zjarr.
Edhe sikur të lutet, as gjellë – as mëshirë.
Që s’ka qytet për të, ta marrë vesh fort mirë.
Ku sheh – të shohë hiç; ku hyn – të gjejë asgjë.
Ta dijë që në qytet bujtinë s’ka për të.

- Poezi nga Bertolt Brecht



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0