>
LETERSISHQIP

Koral I Madh Falenderimi

Lëvduar qoftë nata dhe terri që ju kanë mbuluar!
Dilni dhe vetë,
Shihni në qiell, përjetë:
Dita juaj tashmë ka kaluar.

Lëvduar qoftë bari dhe bishat që me ju jetojnë dhe ngordhin!
Shihni, si ju,
Jetojnë bari dhe bishat këtu
Dhe bashkë me ju duhet të ngordhin.

Lëvduar qoftë pema që nga kërma rritet duke brohëritur drejt qiellit!

Lëvduar qoftë kërma, pra,
Lëvduar qoftë pema që e ha,
Lëvduar qoftë qielli atje la.

Lëvduar qoftë nga zemra kujtesa e dobët e qiellit!
Që nuk e di
Emrin dhe fytyrën tuaj tani.
Tani asnjeri s’e di që jeni ende këtu.

Lëvduar qoftë të ftohtët, terri dhe shkatërrimi!
Shihni dhe vetë:
Asgjë s’vjen për ju në jetë,
Kështu që mund të ngordhni të qetë.