TEKSTESHQIP
Besart Zhuja - Martesa E Lukës
Besart Zhuja
Martesa E Lukës

Këngën e kompozoi vetë këngëtari, ndërsa studio producenti rezulton të jetë Arber Kocllari.
 Besart Zhuja: "Martesa e Lukës është histori Arvanitase e shpjeguar në një këngë shumë të vjetër. Është
histori e një dashurie të parealizuar, e një martese të dështuar në momentet e fundit si pasojë e intervenimit të një force të jashtme e cila e pamundëson kurorzimin e dashurisë. Edhe kjo është një këngë që i shërben diskutimit të hapur të historisë tonë kombëtare të ndarjes së vazhdueshme të kombit tonë nëpër copëza dhe rolit të faktorit të jashtëm në formësimin e asaj që jemi sot: si shqiptarë, të ndarë në disa anë. Mesazhi kryesor është që dashuria kërkon jo vetëm dëshirën rreth qëllimit kryesor, por edhe angazhim serioz për t'a realizaur atë. Dhe bazuar në historinë e ndarjeve tona nëpër copëza, ne duhet të mësojmë se si ta shmangim këtë proces në të ardhmen. Të mësojmë të rreshtohemi si komb dhe të mbrojmë interesat tona kombëtare. Esenca është që të hapim sytë karshi projekteve të vendeve jo-miqësore dhe të obzervojmë me kohë objektivat e këtyre projekteve që kanë për qëllim copëzim e vendit dhe të parandalojmë në kohë reale projektet e tilla".
Teksti :: Song Lyrics
Na vjen keq por nuk disponojmë akoma tekstin e këngës "Martesa E Lukës" kënduar nga Besart Zhuja.
Ndihma juaj do ishte shumë e çmuar në rast se mundeni të shkruani tekstin e "Martesa E Lukës".

VIDEOKLIPE

Komente 0