Besim Muhadri
Kënga E Masakrës Së Ujzit Të Hasit (1913)
Kënga E Masakrës Së Ujzit Të Hasit (1913)
Kënga vjen me vargje nga Besim Muhadri & Kadri Jasiqi, ndërsa arranzhimin e përgatiti Kujtim Shala.
Teksti :: Song Lyrics
O shumë ka vujt populli shqiptar
Që nga koha e Serbisë s’parë
Burgje, vrasje e masakrime
Veç me zhdukë Kosovën trime
O muaj nandor 1913
N’histori ai ka me metë
Ka me metë në histori
Shkrue me gjak për shqiptari
Bijt e shkinës në kamë janë que
trojet shqipe me i shkrumue
me xhandarë e me ushtri
Ujzit t’Hasit ia kanë msy.
Ujzit t’Hasit përpjetë po shkojnë
Avdyl Gashin pe rrethojnë
Avdyl Zeqa burrë i kuvendit
Ish pjesëmarrës i Lidhjes Prizrenit
N’Lidhje t’Prizrenit ke kuvendar
Sypatrembun e luftëtar.
Me damtue atë farë burri
Shtyllë e fortë shqipe flamuri
Kulla e tij fole baroti
Ku kanë ndejt shumë trima moti
Bajram Curri e Sulejman Vokshi
Azem Bejta me shumë trima
Bajram Syla, Hasan Prishtina
Avdyl Zeqën kur pe rrethojnë
Po i lëshojnë za e po m’i thonë
Je rrethu, t’gjallë s’kem’ me t’nshue
Kaçakt ti sot pa i dorëzue
Priti e i tha burri Malësisë
Naçellnikut të Serbisë
Mire pe di çka doni ju
S’kam kaçak për me dorëzu’
Dhe me pasë ata s’dorëzohen
Sa t’kam jetë me shka s’pajtohem.
Naçallnikut po i vika randë
Po pisket e jep komandë
Avdyl Zeqën me vllazni
Për me djegë me robë e fmi
Fjaltë s’vanojnë urdhni zbatohet
Gasht e Ujzit n’flakë mbulohen
I mloi flaka e timi i zi
Gjama e britma sa larg janë ndi
Gra, burra e fmi n’zjam janë djegë
Hiq ma pak se 70 vetë
Lajmi zi ka mbulue trollin
Dhimbje e madhe e pushtoi kombin
Ndjeu Evropa e krejt shqiptaria
Se çka bani n’Has Serbia
M’ia fikë hisen Avdyl Zeqës
Me u harrue për jetë t’jetës.
Por kjo gja nuk ndodhi kurrë
Kulla e Gashve s’jetë pa burrë
Avdyl Zeqës s’i humb emni
Vazhdojnë brezat qysh asht rendi
Thonë nji grua ish kanë n’gjini
Pas sa muajsh ia leu nji fmi
Bash si drita i leu nji djalë
Avdyl emnin ia kanë lanë
U shtue hisja edhe fisi
Prapë të gasht jeta nisi
Se nga shkrumi filloi jeta
Me u rritë shqipja për troje t’veta
Avdyl Zeqa i Ujzit t’Hasit
Burrë fisnik i fisit t’Gashit
Bashkë me vllazën e mashkuj t’ti
Kanë lanë emën n’histori
N’histori emnin kanë shkrue
O Brez pas brezi për me u kujtue.
Që nga koha e Serbisë s’parë
Burgje, vrasje e masakrime
Veç me zhdukë Kosovën trime
O muaj nandor 1913
N’histori ai ka me metë
Ka me metë në histori
Shkrue me gjak për shqiptari
Bijt e shkinës në kamë janë que
trojet shqipe me i shkrumue
me xhandarë e me ushtri
Ujzit t’Hasit ia kanë msy.
Ujzit t’Hasit përpjetë po shkojnë
Avdyl Gashin pe rrethojnë
Avdyl Zeqa burrë i kuvendit
Ish pjesëmarrës i Lidhjes Prizrenit
N’Lidhje t’Prizrenit ke kuvendar
Sypatrembun e luftëtar.
Me damtue atë farë burri
Shtyllë e fortë shqipe flamuri
Kulla e tij fole baroti
Ku kanë ndejt shumë trima moti
Bajram Curri e Sulejman Vokshi
Azem Bejta me shumë trima
Bajram Syla, Hasan Prishtina
Avdyl Zeqën kur pe rrethojnë
Po i lëshojnë za e po m’i thonë
Je rrethu, t’gjallë s’kem’ me t’nshue
Kaçakt ti sot pa i dorëzue
Priti e i tha burri Malësisë
Naçellnikut të Serbisë
Mire pe di çka doni ju
S’kam kaçak për me dorëzu’
Dhe me pasë ata s’dorëzohen
Sa t’kam jetë me shka s’pajtohem.
Naçallnikut po i vika randë
Po pisket e jep komandë
Avdyl Zeqën me vllazni
Për me djegë me robë e fmi
Fjaltë s’vanojnë urdhni zbatohet
Gasht e Ujzit n’flakë mbulohen
I mloi flaka e timi i zi
Gjama e britma sa larg janë ndi
Gra, burra e fmi n’zjam janë djegë
Hiq ma pak se 70 vetë
Lajmi zi ka mbulue trollin
Dhimbje e madhe e pushtoi kombin
Ndjeu Evropa e krejt shqiptaria
Se çka bani n’Has Serbia
M’ia fikë hisen Avdyl Zeqës
Me u harrue për jetë t’jetës.
Por kjo gja nuk ndodhi kurrë
Kulla e Gashve s’jetë pa burrë
Avdyl Zeqës s’i humb emni
Vazhdojnë brezat qysh asht rendi
Thonë nji grua ish kanë n’gjini
Pas sa muajsh ia leu nji fmi
Bash si drita i leu nji djalë
Avdyl emnin ia kanë lanë
U shtue hisja edhe fisi
Prapë të gasht jeta nisi
Se nga shkrumi filloi jeta
Me u rritë shqipja për troje t’veta
Avdyl Zeqa i Ujzit t’Hasit
Burrë fisnik i fisit t’Gashit
Bashkë me vllazën e mashkuj t’ti
Kanë lanë emën n’histori
N’histori emnin kanë shkrue
O Brez pas brezi për me u kujtue.
- Publikimi: 17/01/2022
- Ora: 23:54
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti: Besim MuhadriKadri Jasiqi
- Orkestrimi:
- Sharki:
Komente 0