TEKSTESHQIP
Besim Muhadri - Toka E Huaj Kurrë S'bahet Atdhe
Besim Muhadri
Toka E Huaj Kurrë S'bahet Atdhe

Komponues i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë artisti, teksa për këngën ka punuar si orkestrues Sami Hoxha.
Teksti :: Song Lyrics
Ooo ku po shkoni o djem të ri
Ku p’i lini toke e shpi
Atdheun tuj ku jeni tuj lanë
Ku pi leni babë e nanë.

Ooo kur po i lshoni ju shtëpitë
Kosov’s nanë ia zbehtë lirinë
Na lat mallin dhe kujtimin
Murt familjet - msyt mërgimin.

Ooo malli shpirtin na ka tha
Natë e ditë, për ju tuj kja
Drejtojmë sytë kah qielli e thojmë o Zot
Kafshata e buks nau ka mbshtjell me lot.

Oo ju thrret zani i nanlokes
Mos lakmoni rrugtë e botës
Se na shkoi jeta veç tuj vajtu
Kem’ jetu me ma keq- vendin s’e kem nshu.

Oo se kur ju s’jeni n’Kosovë
As lulkuqet s’po lulzojnë
Lulbozhurreve s’piu vjen era
Sa e zbehtë po vjen pranvera.

O se toka e huj, kurr s’bahet atdhe
Kujto vendin tand atje ku ke le
Ta kujtojmë nji thanje që t’gjithve na flet
Oooo guri i randë, peshon n’ vend të vet

DËRGOI:
Komente 0