
Besim Muhadri
Kënga E Dërvish Salihut
Kënga E Dërvish Salihut
Komponues i muzikës dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Gzueshëm qeshi Hasi i Thatë,
Fejzë Rrustë Muçës kur i leu djalë.
U gëzue babë e u gëzue nanë,
Sali Emnin ia kana lanë.
Njeu Gurshllimi, jehoi Ahishta,
Për nji pushkë u shtue Libizhda.
Njeu Shummriza e Ujëdrethi,
I gjithë Hasi i bekoi emnin.
U gëzuen male, e u gëzuen gurë,
Ish kanë me ymër e u ba burrë.
Kur i mbushi pesëmdhetë vjet,
Krah për krah ai me babë t’vet.
Krah për krah ai me babë t’vet,
Kanë marr rrugën për kurbet.
N’rrugë të gata të kurbetit,
Në zanatin e bukëpjekësit.
Tuj punue ai si bukëpjekës,
Jo ma larg se n’Rahovec.
Djalë i urtë e mendjehollë,
Dashti dije, punë dhe shkollë.
Sali Muçaj djalë i Hasit,
Zgjodhi rrugën e tarikatit.
Cila ish ideja tij,
Tarikati Kadiri.
Pas do kohe n’Koçanë shkoi,
Myhlyz Dedjen e takoi.
Mori dorë e u ba dervish,
U kthye n’Hasi, erdhi n’Libizhdë.
Përreth veti bashkoi popllin,
Si n’punë feje e n’punë t’kombit.
Babë Salihu e nderoi Hasin,
Kur pat thirrë ai Avdyl Frashri.
Bash me tjerë burra të vendit,
Me marrë pjesë n’Lidhje t’Prizrenit.
Teqja e tij kjo shpi e Zotit,
Flamurtare n’punë të kombit.
Aty lidhën besë prej burri,
Si Sylë Vokshi e Bajram Curri.
Si Sylë Vokshi e bacë Bajrami,
Që me nderë mbrojtën vatanin.
Vepra jote Dervish Salihi,
La gjurmë jete prej njeri t’miri.
Fjaltë e tua si fjalë profeti,
Mijëra zemra i kanë ba për veti.
U dhanë shpresë në luftë për jetë,
Kundër t’keqes me u përpjekë.
Emni yt e mrrini qiellin,
Me i hapë rrezet bash si dielli.
Me i hapë rrezet bash si diell,
Sot mbi Has edhe mbi Rekë.
Ka mbet sot vepra e tij,
N’zemra njerëzish edhe n’histori.
Fejzë Rrustë Muçës kur i leu djalë.
U gëzue babë e u gëzue nanë,
Sali Emnin ia kana lanë.
Njeu Gurshllimi, jehoi Ahishta,
Për nji pushkë u shtue Libizhda.
Njeu Shummriza e Ujëdrethi,
I gjithë Hasi i bekoi emnin.
U gëzuen male, e u gëzuen gurë,
Ish kanë me ymër e u ba burrë.
Kur i mbushi pesëmdhetë vjet,
Krah për krah ai me babë t’vet.
Krah për krah ai me babë t’vet,
Kanë marr rrugën për kurbet.
N’rrugë të gata të kurbetit,
Në zanatin e bukëpjekësit.
Tuj punue ai si bukëpjekës,
Jo ma larg se n’Rahovec.
Djalë i urtë e mendjehollë,
Dashti dije, punë dhe shkollë.
Sali Muçaj djalë i Hasit,
Zgjodhi rrugën e tarikatit.
Cila ish ideja tij,
Tarikati Kadiri.
Pas do kohe n’Koçanë shkoi,
Myhlyz Dedjen e takoi.
Mori dorë e u ba dervish,
U kthye n’Hasi, erdhi n’Libizhdë.
Përreth veti bashkoi popllin,
Si n’punë feje e n’punë t’kombit.
Babë Salihu e nderoi Hasin,
Kur pat thirrë ai Avdyl Frashri.
Bash me tjerë burra të vendit,
Me marrë pjesë n’Lidhje t’Prizrenit.
Teqja e tij kjo shpi e Zotit,
Flamurtare n’punë të kombit.
Aty lidhën besë prej burri,
Si Sylë Vokshi e Bajram Curri.
Si Sylë Vokshi e bacë Bajrami,
Që me nderë mbrojtën vatanin.
Vepra jote Dervish Salihi,
La gjurmë jete prej njeri t’miri.
Fjaltë e tua si fjalë profeti,
Mijëra zemra i kanë ba për veti.
U dhanë shpresë në luftë për jetë,
Kundër t’keqes me u përpjekë.
Emni yt e mrrini qiellin,
Me i hapë rrezet bash si dielli.
Me i hapë rrezet bash si diell,
Sot mbi Has edhe mbi Rekë.
Ka mbet sot vepra e tij,
N’zemra njerëzish edhe n’histori.
DËRGOI:
- Publikimi: 29/07/2023
- Ora: 13:07
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Rec:
Studio Rroni Gjakovë
Komente 0