TEKSTESHQIP
Besmir Shishko - Më Nuk Je
Besmir Shishko
Më Nuk Je

Për komponimin dhe për orkestracionin u përkujdes Artan Elshani, teksa kënga është një krijim me tekst nga Beska (Besmir Shishko).
 Kënga fituese e edicionit të 32-të të Festivalit Zambaku i Prizrenit.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Më duket se e shoh
Fytyrën tënde në turmë
Natën në ëndërr
Emrin ta thërras

Shi kur bie
dashurinë tonë kujtoj
Në rreze t’ hënës të kërkoj
Fryma jote më mungon

Në çdo urë, në çdo rrugë
Hapat tua i dëgjoj
Dhe pres t’ më kthehesh
Me dhimbjen që kam në brendi
Të ndjej, sonte

Edhe një natë pa ty kalon
Edhe një ëndërr dhimbjen shton
Dua sonte ballin të ta puth
Por harroj se më nuk je

Kërkoj erën tënde
Në shtratin e ftohtë
Si yjet në qiell
Gjithmonë do t’ jemi bashkë

Shi kur bie
Dashurinë tonë kujtoj
Në rreze t’ hënës të kërkoj
Fryma jote më mungon

Në çdo urë, në çdo rrugë
Hapat tua i dëgjoj
Dhe pres t’ më kthehesh
Me dhimbjen që kam në brendi
Të ndjej, sonte

Edhe një natë pa ty kalon
Edhe një ëndërr dhimbjen shton
Dua sonte ballin të ta puth
Por harroj se më nuk je
Komente 0