>
BIOSHQIP
Biografia
Besnik Shemsiu, shkollën fillore e kreu në vendlindje, më pas me familje u shpërngul në Gjermani për të jetuar,ku dhe përfundoi shkollën e mesme. Me muzikë Besniku filloi në moshë të re,ku si inspirim për të ishte , Elvis Presly. Besniku si profesionist në këtë bussines filloi në vitin 2004, duke marrë pjesë nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore të organizuara në clube të natës në Gjermani. Pas suksesit që pati dhe përkrahjes së publikut besniku mendoi që seriozisht ti qaset këtij bussinesi edhe në gjuhën shqipe. Këngën e parë besniku e publikoi në vitin 2008, kënga titullohej "E PA BESë" dhe si e tillë pushtoi zemrat e shumë simpatizuesve.Pas rezultateve dhe efektshmëris së arritur Besi filloi edhe realizimin e albumit të parë i cili si projekt në vehte ngërthente 11 këngë, realizimi i albumit u bë në studion profesionale MATRIX në Gjermani,ky album u publikua në Tetor të vitit 2008 me titullin "bling, Bling" , Si këngët ashtu edhe albumi arritën një sukses jo të pritur duke kaluar edhe përmasat e parashikuara dhe si i tillë,motivoi besnikun që të marrë iniciativë të realizoj klipin e këngës "Bonasera seniorina", e cila kërkohej nga publiku, po ashtu më heret besniku kishte realizuar edhe dy klipe tjera, atë të këngës "E pa besë" dhe "Rulet". Besniku si këngëtarë fillestarë ka marrë pjesë në shum kompeticione të muzikës live në Gjermani,ku vlenë të thekësohet pjesëmarrja në evenimentin "GJERMANIA KËRKON SUPER YLLIN", ku pjesëmarrës ishin mbi 30 000 konkurrues, ku Besniku arrinë të futet në 50-tshen më të mirë.

Besnik Shemsiu para këndimit merrej edhe me manakenizëm dhe me moderim,aktrim,dhe aktivitete tjera kulturoro-artistike.

Besniku në të ardhmen mendon të realizojë këngë të reja të cilat i takojnë stilit të tijë duke mos përjashtuar edhe bashkëpnimet.
KATEGORI: