TEKSTESHQIP
Black Moon - Liqeni I Zi
Black Moon
Liqeni I Zi

Teksti :: Song Lyrics
Flaka e fundit vdiq e u tret
E humbën sytë në errësirë Droja e jetës gjeti një shteg
Për t'u zhdukur me erën i lirë Njësh me mua në jetën time
Sy më sy me dhembshuri
Çast për çast në kohë besnike Njësh me të në jetë të tij
Hingëllimat vigane këputur me një britmë
Nga dorë e djersitur e mikut krenar
Pastaj një e qeshur, e qeshur e idhtë
E liqenit të zi përqafuar me flakë
Mos flisni më për të
Mos ikni më për të
Mos klithni më për të
Mos vdisni më për të
Një trok për varrim
Një dihatje për shpirt
Një galop për kujtim
Nje lutje për mik
Hija e kalit vërtitet furishëm
Liqenit të zi si shpatë në dritë
Po sytë e mikutis'janë të ndritshëm
E presin fushës të dalë nga një pritë
E tingujt e jetës keq u përthyen
Si fijet e barit në një simfoni stuhie
Tinguj që shuhen, tinguj që s'vdesin
Tingujt e tij, keqardhjeje, vetmie.

DËRGOI:
Komente 0