Bora Dollënga Poezi
Bora Dollënga

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Reflektoni

Miresevini ne vendin tim
Po jua pershkruaj me pak fjale
Helmi dherit po i mbin
E po shtrihet drejt nesh si ngjale.

I semuri po ju lutet
"Ju degjofsha te mirat!Kini meshire per mua"
Zemra doktorit nuk zbutet
"S'na mjaftojne uratat e tua"

I varfri po loton
Shtrire ne nje stol ne park
Perballe i pasuri darkon
Tjetri shtrengon doren mbi bark.

Jetimi enderron
Teksa sheh femije me prind
Femija tekanjoz i percmon
Per gjene me te vogel qe nuk ju gjind

Zhgenjehet i talentuari
S'vlen krijimi i tij
Ne maje rri me i mbaruari
Atij qe faji ne trup do ti mbije!

Me nje mos goja mbyllet
Qofte nga fisi,burri apo femija
Femra ndrydhet e ndrydhet
Fillon e ka frike nga liria.

Popullit zeri iu ngjir
"Ulni taksat,cmimet"
Por si per dreq shitet lire
I mjaftojne therrimet!

Dhe se fundmi mentaliteti
Femra duhet te ule koken.
Ne shoqeri burri eshte mbreti
Ne mbreterin e vertete,mbreti per gruan jep boten!

E thame e cnuk thame
Zerin e kam te vrazhde por kuptomeni
Gur-gur do bejme hatane
NJEREZ REFLEKTONI!

- Poezi nga Bora Dollënga


- U dërgua nga boradollenga12 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0