>
LETERSISHQIP

Një Lot Më Shumë Për Dhimbjen E Tokës

Etërit tanë kanë vdekur,
Kanë vdekur krenarë,
Për mallin e tokës,
Për plumbat nëpër muret e shpirtit.

Në mund të vlerësojmë fjalën e tyre,
Gëzoje vatrën, tokën e vendlindjes!
Shijoje lirinë, harkun e triumfit!
Jetoje dashurinë, si trofe mbi dhimbje!

Kështu thonin etërit tanë,
Kështu më tregonte gjyshja,
Kështu nuk më lejon të harroj nëna,
Kështu do ia them fëmijës.

Besoj te shpirtrat amë,
Sytë po thahen në vend të lotit,
Se edhe kur të vdesim,
Do na dhimbset toka jonë.