Më mbaj mend (për 1 muaj)

C-Style - Pse? Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Strofa 1
U nisa unë me ëndrra
edhe me plane
"po shkoj në Kosovë"
i thash sime nëne.

Lash gjithçka që kisha ndërtuar
atje në vendin tim
U nisa përtej kufirit
bashkë me "shpirtin tim".

Pasioni ishte i madh,
asgjë s'na ndalonte
vështirësitë i lam pas,
që mbretëria e tij të përparonte.

Me ideale në kokën tonë,
po mendonim se ç'do na priste.
Por qe më e vështirë seç e pritëm
dhe shumë ndryshe do t'ishte.

5 vjet në këtë tokë
që ka qënë djerrë për shumë kohë.
Duke mbjellë me lotë
por që t'gëzojmë
kur të vij koha me korr

Por shumë pyetje në zemrën tonë
gjatë kësaj kohe janë ngritur,
Disa prej tyre s'i kemi përgjigjet
dhe s'e dimë sa kohë duhet pritur

Refreni
Pse?
Gjërat janë kështu dhe nuk janë ashtu?
Dhe ne themi...
Pse?
Rrethanat s'kanë kuptim,
Pse gjithë ky mundim?
Zot...

Pse?
Njerzit na zhgënjejnë,
dhe zemrën na e thyejnë?
Dhe ne vazhdojmë të themi... Pse?
Edhe pyesim... Pse?

Strofa 2
Pse zot është kaq e vështirë?
Pse njerëzit nuk besojnë më në
"të bëjmë mirë"?

Pse zot ka shumë përçarje
midis familjes tënde?
Ai që s'fal as njeriun e gjakut
si e predikon faljen tënde?

Pse Zot, ky trup duhet të vuaj kaq shumë?
Pse kaq shumë netë me lotë
edhe pa gjumë?

Pse ndihemi kaq vetëm
dhe kur shumë perreth janë?
Pse na gjykojnë
kur s'kanë marrë kohë me na njohë?

Pse Zot midis njerëzve
ka kaq shumë mashtrim,
Besojnë në përralla
dhe kur ato nuk kanë fare kuptim?

Pse njerzit zot s'po besojnë
Lajmin tënd të mirë,
dhe të shërbesh ty këtu
është kaq e vështirë?

Refreni
Pse?
Gjërat janë kështu dhe nuk janë ashtu?
Dhe ne themi...
Pse?
Rrethanat s'kanë kuptim,
Pse gjithë ky mundim?
Zot...

Pse?
Njerzit na zhgënjejnë,
Dhe zemrën na e thyejnë?
Dhe ne vazhdojmë të themi... Pse?
Edhe pyesim... Pse?

Strofa 3
Kaq shumë pse
që s'i japim dot përgjigje
Por ne kemi përjetuar
që gjithmonë me ne ti je

Kjo është arsyeja
pse kemi kaq shumë nevoj për ty
Kjo është arsyeja
që sërish qëndrojmë ende këtu

Hiri yt është derdhur në ne
që të shkojmë ku do ti
I bindemi fjalës tënde
t'na shenjtërosh
t'na bësh si ti

Edhe në mes të vuajtjes
Ti je ai që na ngushëllon
E kur është mjegull përreth
me hapa besimi zemra vazhdon

Emrin tënd do ta ngrejmë
në kët' vend
Errësira do t'dridhet
do shpallim lajmin e mirë
që të humburit të gjenden

Do t'vazhdojmë
edhe kur gjërat nuk kanë kuptim
Do ecim me besim dhe
jo me shikim

(2x)
Është në mes të "pse-s"
ku të njohim ty më shumë
Është në mes të "pse-s"
ku dallohen dishepujt e tu.




C-Style
Publikimi: 22/05/2023
Muzika: C-Style
Teksti: C-Style
Orkestrimi: Khi Rho Beats
Rec: Shtepia Records
Mix & Master: Aaron Smith



C-Style - Pse?
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Pse?".
3. Video është e këngës "Pse?", por nuk këndohet nga C-Style.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga C-Style:


Komente 0