TEKSTESHQIP
C-Style - Pranë
C-Style
Pranë
(Feat. Edlira Spaho)

Dilemës klip po, apo klip jo, i është dhënë një përgjigje, pasi ky materiali muzikor është përcjellë para një audience më të gjerë i realizuar me profesionalizëm edhe me videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit u përkujdes Jordan Silva. Ky videoklip u publikua me datë 20 Tetor 2021. Kënga mbart vargjet e shkruara nga vetë këngëtari, ndërsa okestracionin e përgatiti Khi Rho Beats.
Teksti :: Song Lyrics
Intro
Hej
E di, vijnë disa kohë që bëhet shumë e vështirë
dhe ndihesh që nuk mundesh me vazhdu më.
Por ky nuk është fundi...

Vargu 1
Ndonjëher vjen një nga ato ditë,
ky s’mundesh me
dhe do veç me u zhduk

Se dhimbja ty, ti ka bllokuar sytë,
dhe mendja është rënduar
edhe zemra është e ngurt’.

Dhe pyet, dhe sa mund të durosh?
Dhe k’saj vështirësie a mund ti bësh ballë,
a do ja dalësh?

Se barra është shumë e rëndë,
sa përpiqesh të ecësh
ti s’qëndron dot në këmbë.

Brënda ke lotë, je dorëzuar
por duhet ta fshehësh,
ata tek ty jan’ duke shpresuar.

Po mendon për një zgjidhje,
por duket që s’ka dritë,
dhe pyet: "dhe sa Zot dhe sa duron ky shpirt?"

Duket sikur asnjë s’të dëgjon,
ndihesh vetëm dhe asnjë s’të kupton, sikur asnjë s’të don.

Dyshon që dhe Zoti egziston!
A je i vertet??!!

Refreni
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur unë s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)

Vargu 2
Mendon se jeta jote do jetë vetëm natë,
por harron që mëngjesi do të vij prap.
Kujton se jeta jote do jetë vetëm stuhi,
por dielli do të dal dhe ylberin do të shohësh ti.

Sot është "e premte" por "e Diela" vjen shpejt,
ku lotët e vajtimit do të kthehen
në britma gëzimi.
Dhe forca të reja do të kesh
porsi shqiponjë ti
do të ngrihesh

Refreni
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur une s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)

RnB/Ura
Shpreso, ti forcë merr
vetëm nëpërmjet Atij
që kurr’ s’t’ka lënë dhe të mbanë në pëllëmbë të Tij.
Ai që gjithnjë premtimet i mbanë,
I njëjti prej fillimit,
kurr’ s’të zhgënjen.

Refreni 2x
Dhe kur s’të shikoj
Ti je aty si diell pas reve ndriçon,
(ndriçon)
Dhe kur unë s’të ndjej
Ti je aty pranë meje dhe më mbron,
(më mbron)

Pranë, Pranë
Gjithmonë ti Zot pranë meje je
Pranë, Pranë
Gjithmonë ti Zot pranë meje je

Psalmet 34:18

VIDEOKLIPE

Komente 0