TEKSTESHQIP

C-Style
Shtegtar
Lyrics

Strofa 1
I endur në barkun e nënës
Deri sa erdha në k'të botë
Nisa unë një udhëtim
Për t'kërkuar parajsën në tokë

Gjithçka që më mësohej
Gjithçka që më tregohej
Si duhet t'luftoj në k'të jetë
Me t'mira shpirti të gëzohej

E ja nisa kërkimit
Përvesha mëngët për punë
Duke ndjekur unë fiksimin
Nga e Diela në të Shtunë

Çka zemra donte
e syri shikonte
Që të isha i lumtur
asgjë s'më ndalonte

Rendja pas parasë
Doja të kisha rëndësi
të kisha pushtet
Doja të kisha liri

Mendoja se marrëdhënia me një vajzë do më përmbushte
e jeta e natës "cool" do t'ishte

Por mua mu desh mua kohë
që unë ta kuptoja
Lumturinë dhe parajsën në tokë s'mundem ta gjej jo

Se pas çdo arritje
zhgënjimi do të vinte
Dhe se pas çdo triumfi
dështimi kryet do t'ngrinte

Refreni (2x)
Shtegtar
Se ne të gjithë jemi shtegtar
Dhe në këtë botë jemi kalimtar
Destinacioni për ne ende ska ardh'
dhe mos harro
se jemi
Shtegtar

Strofa 2
Në zemra tona
dëshira egziston
Qa ta kthejmë n'parajsë vendin ku jetojmë

Të gjithë shpresojmë për një botë më të mirë
të mos kemi më vuatje
dhe të jemi të lirë

Rënkimi i t'moshuarit
nga dhimbjet e trupit
Është rënkim për parajsën

Lotët e femijës
për shkak të bullizmit
Janë lot për parajsën

Por ne jemi shtegtar
N'destinacion ende skemi ardh
Një vend më i mirë po i pret
Për ata që besojnë që Jezusi është Zot

Atje do t'ket veç paqe
do këtë veç gëzim
S'do ketë më lot
S'do ketë më trishtim

Do t'ket' drejtësi
Dhe harmoni
Zemrat do jenë mbushur
plotë dashuri

Aty ku shpirtrat tanë
do jenë plotësuar
Mbretin mbi fron do jenë duke adhuruar

Ky është gëzimi që është përpara meje
dhe vuajtjet e shtegtimit kam për ti duruar

Refreni 2 (2x)
Shtegtar
Se ne të gjithë jemi shtegtar
Dhe në këtë botë jemi kalimtar
Destinacioni për ne ende ska ardh'
dhe mos harro
se jemi
Shtegtar
INFO
Për ti dhënë gjithçkaje më shumë atmosferë, materiali muzikor u bë i disponueshëm tek audienca e gjerë në prizmin vizual me klip muzikor, të cilin e punoi Hunter Helmick. Ky videoklip u publikua me datë 20 Qershor 2022. Vijën melodike dhe tekstin e përgatiti vetë artisti, teksa kënga vjen e orkestruar nga Khi Rho Beats.