TEKSTESHQIP
C-Style - Mos U Dorëzo
C-Style
Mos U Dorëzo

Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë këngëtari, ndërsa arranzhues i muzikës është Khi Rho Beats.
Teksti :: Song Lyrics
VARGU 1
Të jetosh në k'të botë
e dim' mirë që s'është e lehtë
Sa kur filluam të marrim frymë
Të qarat shpërthyen direkt

Ndoshta kjo për t'na treguar
se kjo jetë që ka filluar
do na përballë me shumë sfida
që do përpiqen për të na rrëzuar

Rrugët tona janë unike
po një gjë na bashkon
Të gjithë kanë vujtur e do t'vuajmë
dhe këtë asgjë se ndryshon

Por vështirësitë s'janë destinuar për t'na rrëzuar
Por t'na bëjnë më të fortë
Në vënde t'larta për t'na çuar

Më kujtohet fëmijëria ime
Jo vlla s'ishte e lehtë
mirënjohës jam për prindërit
Se siguruan cdo gjë me djersë

Rritur në periferi
me ëndrra si çdo fëmijë
doja t'bëhesha dikush në jetë
por ëndrrat thyhen kur s'ke mundësi

Me nënvlerësim për vetveten
tek asnjë s'po gjeja mbështetje
jo sepse nuk më donin
por s'merrnin kohë të më dëgjonin

Por thellë brënda vetes nuk u dorëzova
me aq forcë sa kisha
vazhdova dhe besova

REFRENI

Kur dallgët janë ngritur lart
dhe ti s'ke jo nga shkon
Kur shkretëtira shumë po zgjat
edhe jetë ti nuk shikon

Hej
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto çohu dhe lufto
Joo joo
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto Zotin ti beso
Hej

VARGU 2

E ardhmja ishte e pasigurt
po prisja për një mrekulli
por m'vonë kuptova se sfidat
më drejtuan tek Ai

Tek Ai që më ndryshoj jetën
dhe i dha asaj kuptim
se pa Jezusin isha i humbur
tani kam jetë me qëllim

Jezusi s'na premtoj
se do e kemi jetën pa vështirësi,
por në çdo vështirësi
do jetë me ne
dhe këtë unë e di.

Sprova do të ketë gjithnjë,
që ti t'rritesh dhe t'forcohesh,
që ato t'kalohen me sukses
tek Ai besim duhet t'kesh.

Do të kemi mundime, dhimbje, humbje, dështime
dhe mund të themi: "o Zot, pse i lejove në jetën time?",
por çdo gjë bashkëvepron për të mirën e atyre që duan Perëndinë,
dhe çfardo Zoti e lejon... e ka një qëllim.

Prandaj kur vështirësitë të vijnë përballë si një stuhi
Ai është kala e fortë
strehou tek Ai

Kur njerëzit nuk të mbështesin
dhe ti ndihesh vetëm
Mos harro që Jezusi është me ty
Ai të do... për ty dha jetën!

REFRENI

Kur dallgët janë ngritur lart
dhe ti s'ke jo nga shkon
Kur shkretëtira shumë po zgjat
edhe jetë ti nuk shikon

Hej
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto çohu dhe lufto
Joo joo
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto Zotin ti beso
Hej

URA (2x)

Kur ti të zhgënjehesh
Mos u dorëzo
Në ankth dhe depresion
Mos u dorëzo
Dhe kur poshtë ti të jesh
Mos u dorëzo
Ngrihu ti prap
Lufto... qëndro

Kur ti të zhgënjehesh
Mos u dorëzo
JO
Në ankth dhe depresion
Mos u dorëzo
JO
Dhe kur poshtë ti të jesh
Mos u dorëzo
HEJ
Ngrihu ti prap prap prap
Lufto... këmbëngul... beso!!

REFRENI

Kur dallgët janë ngritur lart
dhe ti s'ke jo nga shkon
Kur shkretëtira shumë po zgjat
edhe jetë ti nuk shikon

(2x)
Hej
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto çohu dhe lufto
Joo joo
Mos u dorëzo Mos u dorëzo
Çohu dhe lufto Zotin ti beso
Hej

VIDEOKLIPE

Komente 0