TEKSTESHQIP
C-Style - E Vërteta
C-Style
E Vërteta

Teksti :: Song Lyrics
Ti mua me degjo
dhe ç'ka them me beso
se eshte... e verteta
Jezusin ti beso
fjalen e Tij degjo
se eshte... e verteta

Pjesa I
Sa shume fe ka ne bote dhe
nuk kane ndonje ndryshim
secila prej tyre thote
se eshte rruga e vetme per shpetim.
Te gjithe mendojne
se Zotin po kerkojne
duke ju lutur idujve dhe statujat i adhurojne.

Dhe me shume nderojne njerezit qe kane qene profet,
ata sherbetore te Zotit
keta i luten si Zotit vete.
Cdo vite ata kremtojne te gjitha festat e tyre
hane edhe gezojne pa njohur veprat e tyre.

Por une po ju shpall te verteten
se Jezusi per ne dha jeten
dhe nuk e kurseu veten por e zbrazi per gjithe boten.
Dhe me kte Ati yne tregon
vertet se sa shume na do
se me ket sakrific qe beri kushdo beson Krishtin shpeton.

Dhe, Ate do lavdroj
dhe, Ate do besoj
sepse eshte rruga e vetme qe ne mund te na shpetoj.
Jezusi eshte mbret mbi mbret,
Ai eshte Zoti vet
Ate ndiq Ate beso se vetem Ai jep jete.

Ref.
Ti mua me degjo
dhe ç'ka them me beso
se eshte... e verteta
Jezusin ti beso
fjalen e Tij degjo
se eshte... e verteta

Pjesa 2.
Ka nga ata qe besojne se nga veprat e mira mund te shpetosh,
kur te vij dita e gjykimit nga e mira me shume te anosh.
Por keta s'kan siguri
dhe asnje me te vertet s'e di
se a do te shpetoj apo ne ferr do shkoj ai.

Degjo
Mos me keqkuptoni
nuk po them te mos besh mire
por kjo nuk eshte menyra qe ti mund te jesh i lire.
Eshte sikur ne nje gote uje ti nje pike helm te hedhesh
sado i paster te ishte uji nga ai ti do te vdesesh.

Por Zoti eshte i drejt
Ai eshte 100 % i shenjt
dhe pa qene ti i paster
s'mund te hysh ne vendin e shenjt.
Sepse mekati eshte brenda nesh
dhe i paster vet s'mund te jesh
dhe paga e mekatit eshte vdekja
dhe keshtu gjithkush do vdes.

Por Perendia birin e Tij dergoi
qe me gjakun e Tij t'na pastroj
dhe kushdo tek Ai te besoj
do te kete jete do te shpetoj.
Ai mori mbi vete tere denimin qe ne meritonim
atje ne ate kryq ne Golgote ku ne filluam ta gozhdonim.

Ref. (2x)
Ti mua me degjo
dhe ç'ka them me beso
se eshte... e verteta
Jezusin ti beso
fjalen e Tij degjo
se eshte... e verteta
Komente 0