TEKSTESHQIP
C-Style - Më Shumë
C-Style
Më Shumë

Komponimi dhe teksti është shkruajtur nga vetë artisti. Ky krijim i ri është bërë i disponueshëm i ilustruar tejet mirë me anë të një klipi muzikor, i cili është publikuar më 20 Prill 2025.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1
Më kujtohet kur s'kishim asgjë
luanim me gurë
krijonim vet' çdo gjë
çdo ditë aventurë

Tani kemi gjithçka
se kishim imagjinuar kështu
Por sa më shumë kemi
prap duam dhe më shumë

Shikojmë atë që s'ka
fillojmë e mendojmë
"dikur ashtu isha"
sa shpejt që harrojmë

Harrojmë nga kemi ardhur dhe
kush na solli këtu
Nuk vlerësojmë atë që kemi
Por themi veç "du"

Çdo javë rroba të reja
Makinat më të shtrenjta
Shtepitë si kështjella
Por bosh janë nga brenda

Zemra jonë kërkon
asnjeherë s'ngopet kurrë
Pasi qëllimin e plotëson
ende do edhe më shumë

Vëmendje ne kërkojmë
Rrjetet janë plotë
Me portrete gjithë buzëqeshje
por nga brenda rrjedhin lot'

A do t'na vlerësojnë
A do t'na pranojnë,
dhe standartin
e kësaj bote
a e plotësojmë?

REF.
Boshllëk kam në zemër unë
Duket sikur s'ka fund
Kërkoj më shumë,
I pa plotësuar ndihem unë
S'më mbush asgjë
Dhe kur mund blej gjithçka
Gëzim nuk kam

A ka më shumë?
Dua më shumë
që ta mbush kët' zemër unë
(hej)
Ku ka më shumë?
Dua më shumë
Si ta mbush kët' zemër unë? Ooh

Break down
A ka më shumë, A ka më shumë?
Dua më shumë, më shumë

Ku ka më shumë? Ku ka më shumë?
Dua më shumë

Strofa 2
Unë isha dikur ashtu
Dhe shpesh herë jam
Luftoj për më shumë
por nuk shijoj atë që kam

Për shkak të asaj mosbindje
Nga Adami i parë
s'u mjaftua me atë që kishte
E tash jemi krejt në hall

Mëkati që na ndau
ne me Perëndinë
Qenia jonë u thye
filloj t'kërkonte edhe më shumë

U bëm egoistë,
të ligë, të pist
Zemra na u bë si gur
njerëz materialist

Mishi ynë
s'ka për t'u kënaqur kurrë,
e ne si njerëz
nuk i gjejmë dot një kurë

Këtu në kët' botë
nuk e gjejmë do kënaqësinë
që gjendët vetëm
në Atin Perëndinë

Prandaj Ai dërgoj
të vetmin Bir të Tij
Që t'na restaturoj
t'na bëj sërish bijtë e Tij

Ai boshllëk në zemrën time
emrin e Tij mban
Tani kam gjithçka që kam nevoj
Ai është gjithçka që kam

REF.
Boshllëk kam në zemër unë
Duket sikur s'ka fund
Kërkoj më shumë,
I pa plotësuar ndihem unë
S'më mbush asgjë
Dhe kur mund blej gjithçka
Gëzim nuk kam

A ka më shumë?
Dua më shumë
që ta mbush kët' zemër unë.
(hej)
Ku ka më shumë?
Dua më shumë
Si ta mbush kët' zemër unë? Ooh

Break down
Ai ka më shumë, Ai ka më shumë
Te jep më shumë, më shumë

Ai ka më shumë, Ai ka më shumë
Të don ty shumë

Outro:
"Jezui u tha:
«Unë jam buka e jetës. Kush vjen tek unë nuk do të ketë më uri dhe kush beson në mua nuk do të ketë më kurrë etje."
Komente 0