>
LETERSISHQIP

Harro Pergjithmone

Harro përgjithmonë ti vashë e re:-
Harroe atë që të ndoq e nga mëndja s'tu hoq.
Harroe se ai ty jetën ta ka nxi,
e të ka bërë ditën terr të zi!

Harroe atë që sikur tymi i zi
mëndjen ta turbulli ty!
Sepse tym nuk ka shëndet,
të trullosë, armik i vërtetë.

Harroe atë që ty të keqtrajtoi.
Edhe në rast se ai nuk dorëzohet.
Të gjitha përpjekjet ti injoroi,
sepse askush e as burrat nuk janë njësoj.

Ka burrë që para duarsh të mbanë.
Ka burrë që nënën ta shanë.
E burri i mirë nuk e bënë atë gjë,
burri i keq në vuajtje, skamje të lë.

Prandaj çeli dyert e dil nga errësira.
Dil e shiko ç'është e keqja dhe e mira.
Përse me të këqija të dënoshë veten,
kur mundesh të gjeshë atë të vërtetën?

DËRGOI: