TEKSTESHQIP
Çlirim Denaj - Pirat I Zemrave
Çlirim Denaj
Pirat I Zemrave


Teksti :: Song Lyrics

Si nje vagabond që fatin e sfidon
ne avuj marramendës nje dashuri kërkon
Sa zemra kish rrëmbyer, sa puthje kishte dhënë
Por kurthi i dashurise k'të mbrëmje e kishte zënë

Nje det i virgjer plot me zemra
sa shumë piratin e tundoi
Një shishe plot me Xhoni Uollker
ne çast mendimin ia trazoi
Një dashuri donte të zgjidhte
Një zemër donte te rrëmbente
Ndaj ky mendim i thellë piratin
Ne cast k'të mbrëmje e mbërthente

S'ka frikë nga dete, oqeane
Nga zemra qe s'pranojnë s'ka frikë
Ne sytë e tij lexon misterin
Si nje mekat që të godet
Kërkon, kërkon edhe pse lodhet
Sa e munduam dashurinë
Sa kokë e krisur dhe e çmendur
I dëshpëruar në vetmi

Përse, përse ti zemrat i braktise?
Vajto, vajto pirat i këngës sime!
Përse, përse ti zemrën nuk e gjete?
Vajto, vajto o lundërtar pa dete!
O pirati i zemrave! (X2)

Ke nje udhëkryq për të kaluar
Ti pirat ne pleqëri
Gjith' jetën i padashuruar
O vagabond në dashuri
Ti xhentëllmen ke qënë dikur
Sot je i vetëm pa njeri
E pi cigaren gjer në fund
Dhe tymi ngrihet manastir

Si nje vagabond që fatin e sfidon
ne avuj marramendës nje dashuri kërkon
Sa zemra kish rrëmbyer, sa puthje kishte dhënë
Por kurthi i dashurise k'të mbremje e kishte zënë

O pirati i zemrave!

Përse, përse ti zemrat i braktise?
Vajto, vajto pirat i këngës sime!
Përse, përse ti zemrën nuk e gjete?
Vajto, vajto o lundërtar pa dete!
O pirati i zemrave! (X2)

Kontribuan:
Taulant Leskaj
Komente 0