TEKSTESHQIP
Cosimo & Damiano Scaravaglione - Një Serenatë Për Ty
Cosimo & Damiano Scaravaglione
Një Serenatë Për Ty

Teksti :: Song Lyrics
Dil te finestra (dritare) se dua t’shonj
Dëgjo do mirë, mëso se sa t’dua
Thuajmë çish bëje përpari sa të fljëje
Thuajmë çish (pën)zarje (mendoje) kur t’putha e para herë

Vashoj se dua t’thom
Unë t’dua shumë mirë
Se dua t’puthi at buzë e kuqe
Se (kan)gjela* (kënga) im për tyj më nuk mund të rronj

Nën te kjo finestër, për ty kët serenatë
Kndonj gjithë nutatën (natën), një hera që dielli delj
Kndonj gjithë nutatën, një hera që dielli delj

Kitarë ej mandulinë
Kndonj unë oj malli im
Evija (eja) mirë e dilj nën te kjo finestër
Me një veste (veshje) t’bardh si nuse, e nusja im je ti

Evija (eja) kopilje (vajzë) pa t’shoj
Vuçja (zëri) është e m’ikën
E kndonje bashkë me mua se vet (veç) tyj të dua
Një serenatë për tyj unë nuk e harroj

Nën te kjo finestër, për ty kët serenatë
Kndonj gjithë nutatën, një hera që dielli delj
Kndonj gjithë nutatën, një hera që dielli delj

Nën te kjo finestër, të kndonj oj malli im
Jam vet një trim, zëmrën ja more ti
Jam vet një trim, zëmrën ja more ti

Shqipe letrare

Dil në dritare se dua të të shoh
Dëgjomë mirë, ta dish se sa të dua
Thuamë çfarë bëje përpara se të flije
Thuamë çfarë mendoje kur të putha për të parën herë

Vasho dua të të them
Unë të dua shumë
Se dua të ta puth atë buzën e kuqe
Se kënga që bëra për ty, më nuk duron dot

Nën këtë dritare, për ty këtë serenatë
Këndoj unë gjithë natën, deri sa dielli del
Këndoj unë gjithë natën, deri sa dielli del

Me kitarë e mandolinë
Këndoj unë o shpirti im
Eja pak dhe dil, nën këtë dritare
Me një veshje të bardhë si nuse, se nusja ime je ti

Eja vajzë pa të të shoh (pak)
Zëri po më ikën
Këndoje bashkë me mua, se veç ty të dua
Një serenatë për ty unë nuk e harroj

Nën këtë dritare, për ty këtë serenatë
Këndoj unë gjithë natën, deri sa dielli del
Këndoj unë gjithë natën, deri sa dielli del

Nën këtë dritare, këndoj unë o shpirti im
Jam vetë një trim që zëmrën ja more ti
Jam vetë një trim që zëmrën ja more ti

DËRGOI:
Komente 0