>
BIOSHQIP
Biografia
Grupiu KING RECORDS u formua qe nga viti 2000 ne Ferizaj nga Xhavat Sojeva tash më i njohur si Da.Killa. Por duke pasur parasysh se grupi si grup duhej zgjeruar dhe duke marr parasysh miqësinë, afërsinë dhe talentin, pos tjerash dëshirën e flakt që kishin për të bërë rap, në grup u bashkangjitën edhe` Maksi, Pim-V dhe 2-Rim në vitin 2003, ku filluan me një energji më të madhe duke përparuar në këtë drejtim, ku tash më posedojnë edhe Studion e tyre po me këtë emër"KING RECORDS" ku tash kanë edhe antarë të tjerë` Black Eagle, Master Gold dhe grupi "LIG" (ACE dhe TITAN) të cilët u bashkangjitën në vitin 2007. Paraqitja e parë skenike n♪7 emër të grupit është bërë me këngën "Loja Rrugës" në vitin 2002 e cila atë kohë pritej mirë nga publiku.

Dëshira, para së gjithash talenti, bëri qe Maksi të jetë producenti i grupit por edhe i atyre që dëshirojnë dhe vlerësojnë punën e tij. Grupi "KING RECORDS" me punë, këngët që ai nxori bëri që shumë rap grupe por edhe solo këngëtar po të këtij zhanri bëjnë incizime në KING RECORDS STUDIO duke u ndarë të kënaqur dhe vlerësuar lartë punën e tyre e në veqanti të producentit Maksi.

Më datë 27 Tetor 2010, Da Killa publikon videoklipin "Dy Zemra", në bashkëpunim me Maksi.

Më datë 16 Nëntor 2011, Da Killa publikon videoklipin "Jetimi".

Në vitin 2011, Da Killa publikon albumin "Atom".

Më datë 1 Nëntor 2014, Da Killa publikon videoklipin "M'thirrin Killa".

Më datë 12 Tetor 2015, Da Killa publikon videoklipin "Shesin Man".

Më datë 6 Prill 2016, Da Killa publikon videoklipin "Njo Sikur Ti", në bashkëpunim me Dea Rifati.

Më datë 4 Prill 2019, Tringa Kay publikon videoklipin "Lek Bojna Na", në bashkëpunim me Dakillën. Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, teksti u shkrua nga Da Killa & Tringa Kay, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ardian Kastrati. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.
DËRGOI: