>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi përbëhet nga Atdhe Muriqi [Thug Pizzeell] dhe Bardhyl Gashi [White O.G.]. Grupi DA-L.I.G.S. në fillim ishte i përbër brej antarve: Alban Berisha [Banny Bone], Bardhyl Gashi [WhiteOG]. Grupi u formua më heret por në vitin 1998, përher të parë u prezentua në kafiterin "Koha", në Prishtinë, mirëpo në atë kohë grupi quhej "Niggaz Sing Shqip".

Në ato vite u mbajtën disa koncerte në Prishtinë, ku Da-ligs ishte pjesmarrës në ato koncerte, dhe aty e fitoj një simpati nga rap adhuruesit Prishtinas. Po në atë vitë inqizohet edhe kënga e parë e ashtu quajtur "Cila është kjo planet", këngë kjo që nuk gjindet në albumë. Kështu grupin e percollen shumë vështirësi mirëpo edhe risi të shumeta. Me lindjen e viti 1998, në kohen kurë Hip-Hop, zhanri kishte filluar të rritej të ndigjohej më shumë të ne, shumë grupe filluanë të bashkëpunojnë njëri me tjetrin dhe disa prej bashkpunimev krijuan edhe një familje fjala është për Kosova OutLawsClan [K.OL.C], ku pjesmares në këtë familje ishte edhe grupi "Niggaz Sing Shqip", me antarin Bardhyl Gashi [WhiteOG].
K.OL.C inqizoj kengën dhe video-clipin e këngës "Deshira per jete". Me fillimin e luftës sikur q'do njeri tjetër që u largua nga vendi, kështu edhe grupi shperndahet, mirëpo kjo nuk zgjati dhe grupi formohet prap, por q'ka është me rëndësi, vjen deri të ndrimi i emrit ku emrohet me emer të ri "DA-L.I.G.S.", me kuptimin "Da Live Is Gangsta Shit", ku nuk kaloj shumë kohë dhe inqizuan këngen e dytë "Gangsta Shit", këngë kjo që lirisht mund të them se hapi dyert e karieres, ku aranzhmanin e kënges e bëri kompozitori Andin Randobrava, ndersa inqizimi dhe miksimin u bë në [Unique Sound Studio], me kompozitor Enis Presheven. Pas kësaj erdhi që grupit ti bëhët antarë Atdhe Muriqi [Thug-P], ku mënjehër erdhi koha që të inqizohet kënga e quajtur "DA-L.I.G.S. Party". Pasë kësaj kënge grupi pati një kriz financiare pasi që nuk kishte mundësi që ta realizoj albumin. Vitet shkonin por DA-L.I.G.S., prap vazhdonte të mbetej pa album, por viti 2002, grupit i solli atë, për të cilin ënderruan me vite, pra me ndimën e producionit L&I company grupit ju dha një mbështetje që ta punojn albumin. Kështu DA-L.I.G.S. filluan të inqizojn këngën e tret, të ashtu quajtur "Viktimë", ku menjëher pas inqizimit Edon Dedit [Dj Blunt], dj i cili edhe filloj si dj me DA-LIGS, ati i erdhen skreqat dhe grupi filloj të bëj muzikë për her të par Hip-Hop live me skreq. Këngët tjera filluan të inqizohen në studion "Init", me kompozitorin Ilir Osmanin, i cili e ndihmoj shumë grupin dhe vazhdon ta ndihmoj. DA-L.I.G.S., kështu në këtë studio inqizuan këngët me radhë si: "Viktimë", "Gangsta rap", "Rock on Plisat", "Da Skenderbeu", "Bang Bang", "Da History". Këto këngë e kompletuan albumin  Long Awaited, album ky i pari nga DA-L.I.G.S. Pase editimit të albumit grupi morri pjesë në festivalin nderkombëtar BBC festivalin Ritem me Pop me këngën “Bang Bang”. Menjëher pas keti festivali erdhi që grupit ti ndahet një antarë fjala është për Alban Berishen, i cili përfundimisht largohet nga muzika për shkaqe përsonale, kshtu që grupin edhe më tej e vazhduan Atdhe Muriqi dhe Bardhyl Gashi. Albumi grupin e qoj në një kulminacion të madh sa i përket fames dhe pjemarrjes në shumë koncerte dhe spektakle të ndryshme. Pas ndarjes nga K. OL. C bashkpunimi vazhdonte ende me disa antare si psh;me Danny Boy, ku kjo shoqri qe vzhdon edhe sot solli edhe bashkpunimin në këngën “Fjala Hip Hop”, ku DA-LIGS ishte mysafir në atë këngë. Në KTV DA-LIGS realizuan emision dokumentarë me emrin Rima me Bit emisioni i parë sa i përket histories së Hip-Hop kultures ne Kosovë.

Pas këti bashkëpunimi grupi filloj që të shkruaj tekste të bëjë projektin për albumin e dyte “Bonu Real”. Rreth këti albumi kanë punuar një ekip më shumë përvoj me një marketing tepër më të madh etj. Me ndimen e KTV-së grupi realizoj edhe video-clipin e parë si DA-LIGS, pra atë të këngës “Sirenat”, ku regjin e këti video clipi e bëri antari grupit Atdhe Muriqi. Kjo këngë edhe u shpërblye në festivalin shqiptarë Netet e Clipit Shqiptarë për montazhen më të mirë. Nuk kaloj shumë kohë erdhi deri të video clipi tjeter shumë i suksekshem “Kasetofoni Jem”, në bashkëpunim me Bimin. Ky video clip është bërë nga Producioni Ejona ku antarë I seciles është edhe Atdheu. Në vitin 2004 Producioni Labia e morri për siper editimin për shitjen e albumit në Kosovë, kurse në Shqipëri Producioni Top Ricords. Albumi titullohet “Bonu Real”, I për bërë prej 11 këngëve.

Në vitin 2002, Da Ligs publikojnë albumin "Long Awaited".

Në Maj 2004, Da LIGS marrin pjesë në Top Fest 1 me këngën "Kasetofoni Jem".

Në vitin 2004, Da LIGS publikojnë albumin "Bonu Real".

Më datë 1 Janar 2009, në programin e vitit të ri GEZUAR 2009, Da LIGS u rikthyen pas një mungese të gjatë me këngën "QOJ NALT", në bashkëpunim me Don Arbas. Me këtë këngë u përfaqësuan në disa festivale si: Top Fest 6 (2009), Çelësi Muzikor 3 (2009), Zhurma Show 2009 dhe VFM 2010.

Më datë 16 Shtator 2010, Sima publikojnë videoklipin "Get Up", në bashkëpunim me Da LIGS.