TEKSTESHQIP

Da LIGS
Viktimë
Lyrics

Rap: Banny Bone
Ushtojn sirenat sikur të qarten hijenat
melodi e ashpër tani më sillet rreth kreje
shikues i rregullt në të perditshmen e kësaj skene,
ja kqyri facen për se gjalli, deri sa të bardht e mer prej vene.
Aj me shikon me shikimin e vetë
mu trupi me dridhet dhe në zemër më vret.
Deri sa rrinë i shtrir me shikimë të thell
dhe me këtë ja fillon një tregimë i vërtet.
 

Rap: White-O.G
Dikurë ka qen mjeshtër i heroines
tani e ka krytë vetëm me ujë të kiselines.
Aj është viktimë,viktimë e vertet
është viktimë qe prej tij,as gjë më nuk ka mbet.
Horizontat e ri tani hapen para tij
dhe në të zeze e shikon q'do fotografi,
fjalet i sillen per rreth,fillon ti mungoj fryma,
prej klithmes së vdekjes eshtrat i dridhen nga frika.
Bebzat e syrit ngadal i zgjerohën,
jeta mbaroj dhe perdja i lëshohet.

Rap: Thug-P
Mozaiku ndalet në mesin e kësaj kohe ëëë... ja fillon parada
fytra të njohura të femrav dhe të shokëve
njerëz në të bardhë nga dheu i kësaj toke.
Kujtimet vetojnë në mes të k'tyre tripav,
e kujtojë kohen dhe jeten e shumë biqav.
Kontrolla e dhimëtes tani është shumë e vogel
a është e vërtet ndoshta vetëm po më doket.
Pytje të shumta përgjigjje nuk ka
mendim i vetëm, mendim që kur nuk u nda.

Refren:

Aj është viktimë
viktimë e vertet
është viktimë qe prej ti asgjë më nuk ka mbet

Rap: White-O.G
Mësimin aj e morri nga rruga
ushqim i lehtë me pare të huja
ka qen i e'tur të bëhet kampion
por u bë prap i njeri pa starët.

Rap: Thug-P
Aj është lojtar që gjithmonë kap trema
i cili mëndon kur përgaditet shema
se kjo ditë ke me dhimët shumë të madhe
në këtë natë ku ënderat bëhen halle.
Kalim i afërt,afërt barnatores
e theu dritaren dhe me shpric e theu dorën
shikimë i zbeht hala pak pa u ba dy,
kurse pa prit aty erdhën të zitë.

Rap: Banny Bone
A't e gjeten në atë vend ku e ka marrë,
kur i hapi sytë njerzë në të kaltert i ka par.
krej është kaltert n'tana a'nt vetëm zhurmë prej motorolle,
kurse në ndihmë po vinë edhe tjerët prej një patrolle.
Materiali i vertë ata e teri ne fyt
ftyra e bardh deri në ball,ja ka nisë me mbytë,
e krytë me pesh të ranë sikur guri
dhe sikur pak nga pak trupi po i digjet flak.

Refren:

Aj është viktimë
viktimë e vertet
është viktimë që prej ti asgjë me nuk ka mbetë

Rap: Thug-P
E shikonë permes hekrav djellin si perendon,
dhe e pyetë veten se deri kur kështu do't shkon.
ëëëë.. vi pas vije muri si kalendar,
i sherben por jeta as'gjë nuk vlen
fillon të pren duke u sill në qeli
i ka mbetë edhe një vitë,edhe një vitë në erësir.

Rap: White-O.G
Në burgë të stacionit me qendrimë të përkoshem
në thërtore ku s'ka as kohë të pëndohet.
Deri sa e dhez cigaren pas cigarres,
dhe ka vendos që të dal me të ren,jo me të vjetrën,
edhe një lutje zotit për një shans më të mirë se...
është i sigurt që do ta këtë të njejten bin.

Rap: Banny Bone
Aj është i sigurtë e ka rrugën e vetë,
kryefortë për para,por boll për një të tret,
Në këtë fillim ku është i vetëm kundër të gjithëve,
nuk ka fuqi që ti përballoje këtyre dhimtve
kundër atyre kjo duket si një poker
në një moment ku drita bëhet terr.

Refren:

Aj është viktimë
viktimë e vertet
është viktimë që prej ti asqë më nuk ka mbetë

DËRGOI: