
Dardan Shkreli
Oh Moj Rrushe
Oh Moj Rrushe
Melodia dhe teksti u përgatit nga vetë këngëtari, teksa për këngën kanë punuar së bashku si orkestrues Dardan Shkreli & Muhamet Veseli. Krijimi muzikor i radhës vjen i kompletuar në prizmin vizual me anë të një videoklipi, i cili u përgatit bashkarisht nga Dardha & Anymate. Video premiera u transmetua me datë 16 Shkurt 2025.
Teksti :: Song Lyrics
A është ftohtë në Prishtinë oh moj Rrushe?
Si ka marrë pranvera?
Veç rrehma nji tel oh moj Rrushe!
N’ dakik m’ke te dera.
A ke kripë, sheqer, sapun?
A po ke çka veshë?
Po te nana jote moj Rrushe,
A po shkon fort shpesh?
Ref:
Ma shkruaj një letër moj Rrushe!
A po rriten f’mija?
A po i bëjn’ detyrat moj Rrushe?
A ka çelë qershija?
A po vjen kush Rrushe, me pi kafe?
A po i zen shtëpia?
Kallxom Rrushe ta hëngsha synin,
A po t kqyr kojshia?
A është ftohtë në Prishtinë oh moj Rrushe,
Ka le a vdek kush?
S’po di çka me t’shkru oh moj Rrushe,
Rrushe, a t’kam rrush?
Mos lejo kush moj me ta prishë!
Mos le me t’shkund era!
Veç rrehma nji tel oh moj Rrushe
Të bëhem si stupc te dera!
Si ka marrë pranvera?
Veç rrehma nji tel oh moj Rrushe!
N’ dakik m’ke te dera.
A ke kripë, sheqer, sapun?
A po ke çka veshë?
Po te nana jote moj Rrushe,
A po shkon fort shpesh?
Ref:
Ma shkruaj një letër moj Rrushe!
A po rriten f’mija?
A po i bëjn’ detyrat moj Rrushe?
A ka çelë qershija?
A po vjen kush Rrushe, me pi kafe?
A po i zen shtëpia?
Kallxom Rrushe ta hëngsha synin,
A po t kqyr kojshia?
A është ftohtë në Prishtinë oh moj Rrushe,
Ka le a vdek kush?
S’po di çka me t’shkru oh moj Rrushe,
Rrushe, a t’kam rrush?
Mos lejo kush moj me ta prishë!
Mos le me t’shkund era!
Veç rrehma nji tel oh moj Rrushe
Të bëhem si stupc te dera!
- Publikimi: 16/02/2025
- Ora: 10:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Dardan Shkreli
Muhamet Veseli
- Video produksion:
Dardha
Anymate
Komente 0