TEKSTESHQIP
Dardan Shkreli - Unë Dhe Plaku Im
Dardan Shkreli
Unë Dhe Plaku Im

Komponimin dhe tekstin e mori përsipër vetë këngëtari, teksa për këngën kanë punuar së bashku si orkestrues Dardan Shkreli & Muhamet Veseli.
Teksti :: Song Lyrics
Unë dhe plaku im,
zgjohemi ne agim,
kur e gjithë bota flen
pak me zor, po shumë ngurim.

Unë dhe plaku im - haver,
rrugën çajmë në terr,
rruga jonë e ngopur gropa,
nisemi në kantier.

Para portës tollovi,
Po bëjmë grevë, thanë, përsëri
Nuk ka rroga, me duar n xhepa
Të heshtur kthehemi n’ shtëpi.

Shtëpia jonë ska kulm përmbi,
për fat t’mirë është një selvi
aty afër, na bën hije,
kur bën vapë e kur bjen shi.

Shiu thonë është bereqet,
bie, ndalet, kur do vet
veç nganjëherë vjen si rrebesh,
puna lesh n’katund, n’ qytet.

Po nganjëherë ia kthen borë,
mbulon mëkatet – si me dorë,
po çtë bëjmë, ka thënë i moçmi:
«Çfarë të mbjellësh, ke me korrë!»

E ne gjith jetën si të pa za,
Kemi mbjellë, bash hiç asgja,
Veç urrejtje, grusht, tradhëti
Djalli kur rahat s’na la.

Edhe vjershat me hu të gardhit
Hera herë edhe me stupc,
Jem stërnipat e pellazgut
Nga Prishtina deri n’ Lupç!

Unë dhe plaku im,
çdo ditë zgjohemi në agim,
me shpresë vehten e mashtrojmë
po shpresa është veç një mashtrim.
Komente 0