
Dardan Shkreli
Disidenti
Disidenti
Muzikën dhe tekstin e realizoi vetë artisti, teksa autorë të orkestrimit janë Dardan Shkreli & Muhamet Veseli Muha.
Teksti :: Song Lyrics
Syri yt i zi, shkëlqen, në dritë të hënes,
Trupit tënd i vie era bari i thatë (njomë),
Ngadalë të mbuloj si pranvera e hershme
Sonte je e imja gjithë natën e gjatë.
Unë jam disident i dënuar të vdes nga dashuria,
Ti ishe agjente e sigurimit shtetërorë
Sa më merrje në pyetje, sa torturat sa dhimbjet,
Në ty u dashurova a më bën kjo dezertorë!!!???
Çfarë të thanë eprorët,
Çfarë të tha partia,
Ditën e Bajramit kur na u dogj shtëpia?
Heronjë, në një kohë të pakohë,
Kemi qenë e dashur ne të dy,
E jashtë tërë ditën binte shi
Heronjë, në një kohë të pakohë,
E sot s’guxojnë as të na shohin në sy,
Arsynë e vranë në çmenduri.
Unë e di, fare mirë, e dëshmuar
Në univers, muzikë e histori,
Dashuria - jo nuk ka kufi
Nuk ka ligj, as kanun, nuk ka nen,
As paragraf as dreq as përendi,
Në fund mbesim vetëm unë dhe ti…
Trupit tënd i vie era bari i thatë (njomë),
Ngadalë të mbuloj si pranvera e hershme
Sonte je e imja gjithë natën e gjatë.
Unë jam disident i dënuar të vdes nga dashuria,
Ti ishe agjente e sigurimit shtetërorë
Sa më merrje në pyetje, sa torturat sa dhimbjet,
Në ty u dashurova a më bën kjo dezertorë!!!???
Çfarë të thanë eprorët,
Çfarë të tha partia,
Ditën e Bajramit kur na u dogj shtëpia?
Heronjë, në një kohë të pakohë,
Kemi qenë e dashur ne të dy,
E jashtë tërë ditën binte shi
Heronjë, në një kohë të pakohë,
E sot s’guxojnë as të na shohin në sy,
Arsynë e vranë në çmenduri.
Unë e di, fare mirë, e dëshmuar
Në univers, muzikë e histori,
Dashuria - jo nuk ka kufi
Nuk ka ligj, as kanun, nuk ka nen,
As paragraf as dreq as përendi,
Në fund mbesim vetëm unë dhe ti…
Kontribuan:
- Publikimi: 30/08/2025
- Ora: 23:57
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Dardan Shkreli
Muhamet Veseli Muha
Komente 0