Dava Gjergji
Dava Gjergji
Dava Gjergji
  • Vendlindja:
  • Puke Shqipëri
  • Mosha:
  • 68 Vjeç
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Dava Gjergji është këngëtare e njohur. Një formë të veçantë dhe shumë origjinale të këndimit epiko-heroik parqet edhe kënga e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Dava Gjergji. Kjo këngëtare e veriut të Shqipërisë ka kultivuar një përmbajtje të tipike të këndimit heroik, burrëror, karakteristikë e rapsodive të pasura të veriut të Shqipërisë etnike, që shtrihet nga Mirëdita, në Malësinë e Madhe, në Krajë e Shestan, në Plavë e Guci dhe që arrin në viset më të thella veriore të Kosovës. Për dallim nga Shkurte Fejza, e cila e kursen këngën nga timbri i fuqishëm burrëror, apo nga Fitnete Rexha, e cila e bën tepër të ndjeshëm përkushtimin femëror të këngës, Dava Gjergji e fuqizon timbrin burrëror, për të nxjerrë në sipërfaqe stilin autentik të këndimit. Me subtilitetin e zërit melodik, ajo e pushton në tërësi mënyrën e këndimit epiko- heroik. Zëri i saj i çiltër dhe shqiptimi i pastër i tingujve e rrokjeve shpërthejnë natyrshëm ashtu si ujëvare që del nga burimi, për më tepër zëri i saj buçitës përmblidhet si krismë e thekshme e pushkës, në përpjekje për të shpërthyer si këngë-revoltë gjithëpopullore, e cila vazhdimisht ka shpërthyer gjatë shekujve të gjatë të robërisë. Këndimi i Dava Gjergjit të sjellë në kujtesë përfytyrimin mbi gjenin burrëror dhe heroik të femrës shqiptare, që nga Teuta e Daorta, Vojsa e Donika Kastrioti e deri te Nora e Kelmendit e Shote Galica.

Paraqitja e saj para publikut është më se dinjitoze. Veshja karakteristike kombëtare, të cilën ajo nuk e tradhtoi për asnjë moment, prezantimi serioz në skenë, zëri pushkë dhe krejtësisht i shpengueshëm, (i ngjashëm me përfytyrimin poetik popullor për Shtojzavallet e legjendave shqiptare), përbëjnë një tërësi magjepse të këndimit autentik, që buron nga e kaluara e largët, e cila ka mbijetuar nga shekulli në shekull dhe në një trajtë autentike ka arritur deri në ditët tona, falë përkushtimit që kanë treguar këngëtarët e njohur shqiptarë në të gjitha epokat e historisë sonë tragjike por edhe heroike. Dava Gjergji ka kënduar edhe një dyzinë këngësh për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këngë të cilat admirohen nga dëgjuesit e shumtë të kësaj pjese të atdheut. Qasja e kësaj këngëtareje ndaj këngës është shumë serioze dhe tejet e përkushtuar. E rritur dhe e edukuar në një rreth familjar dhe shoqëror ku janë ruajtur me fanatizëm vlerat e mirëfillta kombëtare, ajo mbase e trashëgoi, por edhe i dha fuqi dhe e përparoi jehonën më të çiltër të këngës heroike shqiptare, të asaj kënge e cila e kishte mbajtur gjallë kujtesën kombëtare, kishte frymëzuar brezat për qëndresë dhe ruajtje të dinjitetit dhe integritetit shpirtëror e kombëtar.

Në vitin 2009, Dava Gjergji publikon albumin "Dasma".

Më datë 15 Janar 2018, Dava Gjergji & Luis Prendi publikojnë videoklipin "Kush D'vet, Nuk Tret".

Më datë 30 Tetor 2018, Dava Gjergji & Prena Beci publikojnë videoklipin "Sot O Kurre Kosova E Lire".

Më datë 25 Gusht 2019, Vellezerit Lleshi publikojnë videoklipin "Nane Shqipni", në bashkëpunim me Dava Gjergjin.

Më datë 19 Tetor 2019, Dava Gjergji & Nikollë Gjini publikojnë videoklipin "Jam Mirdita".

Më datë 16 Tetor 2020, Gold AG publikon videoklipin "Bylbyli I Tropojës", në bashkëpunim me Dava Gjergjin. Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës Bylbyl Breçanit, i cili ra për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare.

Më datë 19 Dhjetor 2020, Dava Gjergji publikon videoklipin "T'an Kan Than Ka Kris N'drenic". Orkestrimi i këngës u punua nga Behar Neli.

Më datë 15 Prill 2022, Dava Gjergji publikon videoklipin "Malli I Nanes". Teksti i këngës u përgatit nga Hamit Kastrati, teksa për arranzhimin u kujdes Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Fenix Studio.

Më datë 17 Qershor 2022, Dava Gjergji publikon videoklipin "Dasma". Kënga u orkestrua nga Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Fenix Studio.

Më datë 30 Gusht 2022, Dava Gjergji & Floreta Ceka publikojnë videoklipin "Ma E Mira Lulja N'gem". Muzika dhe orkestrimi i këngës janë shkruar nga Alban Arifi. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 9 Shtator 2022, Dava Gjergji publikon videoklipin "Per Flamurin Kuq E Zi". Kënga u orkestrua nga Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Fenix Studio.

Më datë 24 Shtator 2022, Dava Gjergji & Leonard Pjetri publikojnë videoklipin "Kurrë Nuk Ndahen Vella E Moter". Muzika e këngës u punua nga Fran Kodra, teksti u shkrua nga Gjovalin Dushaj, ndërsa për orkestrimin u kujdes Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 14 Tetor 2022, Dava Gjergji publikon videoklipin "Gurbetqaret". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Hamit Kastrati, ndërsa orkestrimi u realizua nga Luan Dagistani. Videoklipi u prodhua nga kompania Fenix Studio.

Më datë 25 Nëntor 2022, Dava Gjergji & Argjend Lloga publikojnë videoklipin "Vella Dhe Moter".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 7