TEKSTESHQIP
Biografia
Pierre David Guetta, i njohur me emrin e profesionit si David Guetta, është një prodhues i muzikës house dhe DJ francez. Fillimisht një DJ në klubet e natës gjatë viteve 1980 dhe 1990, ai bashkë-themeloi Gum Productions dhe lëshoi albumin e tij të parë, Just a Little More Love, në vitin 2001. Më vonë, ai lëshoi Guetta Blaster (2004) dhe Pop Life (2007). Albumi i tij i vitit 2009 One Love përfshirë edhe këngët e populluara si "When Love Takes Over" (bashkë me Kelly Rowland), "Gettin' Over You" (bashkë me Chris Willis, Fergie & LMFAO) dhe "Sexy Bitch" (bashkë me Akon), kënga e fundit u bë pjesë e 5 këngëve të kryes së listës në SHBA dhe që të tre këngët janë rradhitur në vendin parë #1 në Britani të Madhe. Guetta ka shitur mbi 3 milion albume dhe 15 milion këngë në gjithë botën. Ai është aktualisht një prej prodhuesëve muzikor më të kërkuar. Për vitin 2012, David Guetta është DJ më i famshëm në botë, duke marrë pozitën e #1 në sondazhin e famshëm DJ Mag 100.

David Guetta, ose ndryshe Pierre David Guetta, lindi në vitin 1967 në Paris. Ai është një DJ dhe producent i muzikës house. Fillimisht e nisi karrierën si DJ në klubet e natës në Paris, në vitet 1980 dhe 1990. Më pas krijoi shtëpinë diskografike "Gum Productions". Në vitin 2002, hedh në treg albumi e parë me titull "Just a Little More Love", i cili shiti më shumë se 300 mijë kopje dhe përfshinte këngët e njohura: "Love Don’t Let Me Go", "People Come People Go", dhe "Give Me Something". Albumi i tij i dytë erdhi dy vite më vonë, me titull "Guetta Blaster", duke përfshirë bashkëpunime me këngëtarë dhe DJ të ndryshëm. Kënga "Love Don’t Let Me Go" rezultoi si më e suksesshmja dhe u ngjit në majat e klasifikimeve evropiane. Në vitin 2007, publikon albumin e tretë më titull ‘’Pop Life’’, i cili pati sukses të madh në Britani, Irlandë dhe Evropë, duke shitur më shumë se 530 mijë kopje albumesh. Kënga promovuese, "Love Is Gone", u ngjit në majat e klasifikimeve të American Dance Chart dhe të Billboard Hot 100. Në vitin 2008, pas sukseseve të albumeve, David Guetta nisi turneun botëror së bashku me DJ të tjerë, duke performuar para 40 mijë njerëzve. Në vitin 2009, u zgjodh në vendin e tretë të "Top 100 DJ’s" sipas revistës Dj Magazine dhe fitoi cmimin e DJ-t më të mirë house nga DJ Awards. Në gusht të vitit 2009 hodhi në treg albumin "One Love", në të cilin përfshihej super hiti me Kelly Rolland: "When Love Takes Over". Më pas publikoi këngët "Sexy Bitch", "One Love", "Memories", "Revolver" dhe "Gettin’ Over You", duke bashkëpunuar me këngëtarë shumë të njohur si: Akon, Estelle, Kid Cudi, Madonna, Lil Wayne, Fergie dhe LMFAO. Albumi shiti më shumë se 3 milion kopje në mbarë botën dhe u kandidua për këngën më të mirë dance në 52 vjetorin e çmimeve Grammy dhe fitoi çmimin e këngës më të mirë remiks me "When Love Takes Over". Më pas publikoi bashkëpunimet "Who's That Chick?" me Rihannën dhe "I Gotta Feeling" me grupin Black Eyed Peas, e cila u bë një super hit botëror duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të 17 shteteve dhe u bë kënga më e download-uar në ShBA duke tejkaluar shifrën e 7.5 milionë download-imeve. Në vitin 2010, bashkëpunon sërish me Kelly Rolland për këngën "Commander", duke mos lënë pas dore dhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Në vitin 2011 hedh në treg albumin "Nothing But The Beat", i cili, siç thotë dhe vet DJ, është influencuar nga muzika rock, si dhe nga grupet Coldplay dhe Kings of Leon. Në këtë album përfshihen sërish bashkëpunime me : Nicky Minaj, Usher, Taio Cruz, Sia, Ludacris, Afrojack, Snoop Dogg dhe Jennifer Hudson. Në vitin 2012 publikon albumin "Nothing but the Beat 2.0", në të cilin përfshihej kënga "She Wolf (Falling to Pieces)" me këngëtaren Sia. Më vonë publikoi këngët: "Just One Last Time" dhe "Play Hard". Në vitin 2013 punon si producent në albumin e Rihannës dhe bën hapjen e turneut të saj në Evropë. Gjithashtu punon si producent në albumin "Artpop" të Lady Gagës dhe në albumin "Britney Jeans".