>
BIOSHQIP
Biografia
Dea Halimi, një talente e re merret me shkrime letrare që nga mosha pesë vjeçare. E rritur pran babait poet dhe mamasë tregimtare ajo hyri në botën e shkrimit letrar shumë e re. Kjo gjë bëri që edhe librin e parë ta botoi në moshën gjashtë vjeçare. Horizontet e saj nuk mbetën pa u hetuar në këtë libër i cili i tëri iu kushtohet shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Për secilën shkronjë ajo thuri nga një tregim të shkurtër nga jeta e saj e përditshme. Pikërisht kjo bëri që tregimet të janë të çarta dhe të kenë ngrohtësi të veçantë. Ky qe fillimi befasues të cilin ajo e dëshmoj edhe më bindshëm me librat që ajo i shkroi në vazhdim:
1. “ Yjtë farfuritës” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD” 2014. Prishtinë
2. “Princesha e Dardanisë” tregime, botuar nga shtëpia botuese “FAD”2015. Prishtinë
3. “Gishtoja” novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” 2016, Prishtinë,
4."Lepuri lazdrak" novelë, botuar nga shtëpia botuese “FAD” 2017, Prishtinë
*Për të gjithë librat mori mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës e Kosovës dhe Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.
Për librin “ Yjtë farfuritës” shkolla fillore “Elena Gjika” nxënëse e së cilës është Dea Halimi organizoi një manifestim letrar në teatrin “Dodona”ku morëm pjesë përveç nxënësve-shkrimtar edhe krijues të shquar të letrave shqipe siç janë Shaip Grabovci-dramaturg dhe Rrustem Berisha- studiues, autor i disa librave .
Me 1, 2, 3 qershor 2016 Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës i organizoi manifestim tre ditorë në Sheshin “Nëna Terezë” ku nxënës të shkollave të Prishtinës lexuan poezitë dhe tregimet e saj.
Me 1, qershor 2017 Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës i organizoi promovimin e Librit "Lepuri lazdrak" në Sheshin “Nëna Terezë” ku nxënës të shkollave të Prishtinës lexuan pjesë nga libri.

Për prezantime të suksesshme dhe pjesëmarrje në manifestime kulturore nderua me mirënjohje :

*Zyra e ambasadës Turke në Prishtinë e nderoi për deklamim të poezisë për mësuesin e pare “Pandeli Sotiri” me 2016
*Organizata Joqeveritare “ETA” ne Prishtinë e nderoi me mirënjohje të posaçme për deklamimin e poezisë “ Piramida” në Ditën Botërore të librit ne Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me 2016.

Dea Halimi , nxënse e klasës së tretë, ka treguar afinitet në hartimin e tregimeve të shkurtra dhe në deklamimin e poezive të veta për çfarë është dekoruar disa herë me mirënjohje . Ka botuar katër libra, “Yjtë farfuritës” dhe “Princesha e Dardanisë”, “Gishtoja” , "Lepuri lazdrak" në të cilat shtjellon ngjarje nga jeta shkollore. Në gazetën “Zëri “dhe ne revistën për fëmijë “Pionieri” ka botuar vjershat dhe tregimet.