>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folkorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë. Në opusin e tij krijues, ka më se 1500 këngë e valle origjinale, të thurrura, të komponuara dhe të inçizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”. Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan.

Në vitin 1977, Demir Krasniqi & Shaip Berisha publikojnë albumin "Në Kerçovë Na Ra Një Gjamcë".

Në vitin 1980, Demir Krasniqi & Shaip Berisha publikojnë albumin "Gërmia".

Në vitin 1999, Demir Krasniqi & Xhemajl Berisha publikojnë albumin "Ku Mbeti Presheva".

Në vitin 2019, Demir Krasniqi publikon albumin "Tragjedia E Nje Vajze".