Më mbaj mend (për 1 muaj)

Demir Krasniqi - Kënga E Sylejman Ibrahimit Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


Ani, krisi pushka, nan-o, n' stom të Drinit,
Ani, qyqja motra e Sylejman, o, Ibrahimit!

Ani, Sylejman, o, Sylejman , bre vlla-e,
Ani, me shumë pluma, vlla, o të paskan vra-e !

Ani, njihmi motër, varrt-o, sa i kam-e,
Ani, s' po m' len gjaku, vlla, varrtë me t'i pa-e!

Ani, t' i sheh hoxha, o vlla, kah t'i lan-e,
Ani, t' i sheh hoxha, vlla, o bre, me xhemat-e !

Ani, amanet, o, po ta la , moj nan-e,
Ani, t' ma maroni, nanë, o ni vorr të gjan-e !

Ani , t' gjanë e t' gatë, moj nanë, me dy penxhere ,
Ani, t'i shoh lulat, nanë, ani prej pranvere !

Ani, t'i shoh lulat, nano, kah lulojn-e,
Ani, ta shoh dushkun , nanë, o kah t' mugullojn-e !

Ani, ta shoh verën, nano, tuj verue ,
Ani, t'i shoh kingjat, nano, tuj ladrue !

Ani, kur t' vjen vakti, o për me kosit-e,
Ani, kosën teme, nano, n' livadh me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja, nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh kositë, moj nanë, oh, kosa pa njeri?!

Ani, kur t' vjen vakti, o , për me prashit-e ,
Ani, shatin tem, moj nane, o, n' arë me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh prashitë , moj nane, oh, shati pa njeri ?!

Ani, kur t' vjen vakti, nano, për me korr-e,
Ani, drapnin tem, moj nane, ani , qitma n' ar-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t' bajnë seri --
Ani, qysh do t' korrë , moj nane, oh, drapni pa njeri ?!






Demir Krasniqi - Kënga E Sylejman Ibrahimit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kënga E Sylejman Ibrahimit".
3. Video është e këngës "Kënga E Sylejman Ibrahimit", por nuk këndohet nga Demir Krasniqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Demir Krasniqi:


Komente 0