>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 3 Korrik 2014, Deni publikon videoklipin "Crazy", një këngë që është bërë hit në rrjetet sociale. Kënga e re është një përzierje me elemente të muzikës moderne turke, mirëpo ajo që bie në sy është stili dhe dukja e këngëtarit që është mjaft speciale. Alsked Rrenja e ka bërë muzikën e kësaj kënge me tekst të Dritan Shtylla. Për stajlingun shumë të veçantë të këngëtarit është përkujdesur Marjus Muço

Më datë 7 Korrik 2016, Deni publikon videoklipin "Aventura", në bashkëpunim me Walter. Muzika e këngës u punua nga Alsked Rrenja, teksti u shkrua nga 2 Step.

Më datë 12 Qershor 2017, Deni publikon videoklipin "S'ka Nani".

Më datë 16 Nëntor 2018, Denis publikon videoklipin "Kuq E Zi".

Më datë 14 Korrik 2019, Denis publikon videoklipin "Naqe". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, teksti u shkrua nga Naldi (Ronaldo Shtylla), ndërsa për orkestrimin u kujdes Sardi Mneri. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 20 Nëntor 2021, Denis Behari publikon videoklipin "M'ke Harru". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga Sardi Mneri. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 2 Mars 2022, Denis Behari publikon videoklipin "Mbreteresha". Teksti dhe orkestrimi i këngës u përgatitën nga Sardi Mneri. Videoklipi u prodhua nga kompania Frame Company Albania.

Më datë 3 Shkurt 2023, Denis Behari publikon videoklipin "Ca M'bone", në bashkëpunim me Marselin. Kënga u orkestrua nga Alfred Sula. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alfred Sula.
KATEGORI: