Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Jetën


Njeriu

Erdhe në jetë,
U bëre banor në ktë planet,
Të solli një njeri i çmuar që quhet"NËNË",
ajo është fjala e parë që ti ke thënë.
Rritesh përditë pa e kuptuar,
Je fëmijë dhe nuk ke një mendje dhe zemër të djallëzuar,
Ti dhe gjithë fëmijët e tjerë dëshironi veç Lumturi,
Nuk e kupton dot që kjo botë është e mbushur me tradhëti.
Duke u rritur krijon edhe ti Personalitet,
Arrin të kuptosh se si është e ndërtuar kjo jetë.
Familjen ke Dashurine Më Të Sinqertë dhe Më Të Pastër,
Pa interes vetëm ata të qëndrojnë afër...
Krijon edhe ti shoqëri,
Ti i respekton,ata ta kthejnë me dredhi.
Zhgënjehesh dhe më në fund gjen një mik të vërtetë,
Pastaj e mban mik përjetë.
Vjen koha që ti gjen personin ideal dhe kjo është Arritje,
I dedikon jetën dhe me të krijon nje FAMILJE.
Sakrifikon që Familja të ketë Harmoni,
Mundohesh që t'u falësh veç Dashuri.
Përjeton ARRITJE,por edhe HUMBJE dhe kto të bëjnë të MENDOSH,
Për ty rëndësi ka që në FUND të TRIUMFOSH.
Nëse në fund TRIUMFON,
Je NJERI i DREJTË dhe merr atë që MERITON...
Jeton edhe ti gjithçka,
Dhe vdes me një gëzim të madh,
Që ishe NJERI dhe në çdo hap tëndin le nga një " GJURMË TË BARDHË"!

- Poezi nga Denisa Saliaj


- U dërgua nga Saliaj -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5

Komente 0