TEKSTESHQIP

Devis Xherahu
E Veshur Me Të Bardha
Lyrics

Strofa 1:
Mora vesh se do martohesh
Erdha të të them "Të trashëgohesh!",
por unë do vij si lypsar i jetës tënde tani.

Strofa 2:
Jo, jo, s'kam ardhur të të shqetësoj,
Por unë kam ardhur të të them "Të trashëgohesh!".
Jo, jo, s'kam ardhur të të shqetësoj,
Sonte kam ardhur të të them "Të trashëgohesh!".

Refreni:
Më qenke veshur moj me të bardha
dhe krah për krah me tjetrin loz e kërcen
dhe unë i mjeri moj në një qoshe
rri, vajtoj dhe qaj për jetë.
Dhe unë të erdha në mes të dasmës
dhe të dhurova një karafil
dhe ta vendosa në mes të flokëve
vajzë, ty, si për kujtim.

Strofa 3:
Në mes të vellos kur të shikoj
Këngën e ndarjes unë për ty këndoj.
E ktheva gotën me lot në sy.
Për herë të fundit piva për ty.

Refreni:
Më qenke veshur moj me të bardha
dhe krah për krah me tjetrin loz e kërcen
dhe unë i mjeri moj në një qoshe
rri, vajtoj dhe qaj për jetë.
Dhe unë të erdha në mes të dasmës
dhe të dhurova një karafil
dhe ta vendosa në mes të flokëve
vajzë, ty, si për kujtim.

DËRGOI: