Tema: Poezi Për Mësuesit
Mesuesja Ime
Mësuese e dashur
Të falënderoj
Sa do të jetë jeta,
S’do të të harroj.
Çdo ditë diçka të re
Nga ti po mësoj
Mendjen me dituri
Po e pasuroj.
Mësimet dhe fjalët
Kurrë s’i harroj
Gjatë rrugës së jetës,
Do t’i kujtoj.
Shpresoj që shpejtas
Të vijë ajo ditë
Ti të krenohesh,
Që isha nxënësi yt.
- Poezi nga Diell Rushiti
Më shumë nga Diell Rushiti
Komente mbi këtë krijim
{{risposta}}
{{uname}}