TEKSTESHQIP
Djemte E Vlores
Nate Pa Hene O Nate E Zeze

Kënga vjen me tekst të shkruar nga Robert Prifti.

Teksti :: Song Lyrics

Natë pa Hënë moj natë e zezë,
ler një fije drite,ler..
Lermë të shoh djemtë ku venë,
vajzat yje për pak shpresë..
Natë moj natë,natë-zo..

Natë Shëndreu ç`thua sot,
lermë pa pirë një ditë lot,
shkuan vite,shkuan mote,
prija shkulja der te thonjtë..
Natë moj natë,natë-zo..

Hëna mbuluar nga retë,
detit i dërgon asqerë, asqerë = ushtarë
të luftojmë fundin e thellë,
të mallkuarën skëterrë..
Natë moj natë,natë-zo..

Natë Barjami pse s`gëzon?
mos vallë të mbytur shikon?
shkuan vite,shkuan mote,
prija shkulja der te thonjtë..
Natë moj natë,natë-zo..

Yjet të flasin me qiejtë,
kërkojnë të shperndajne retë,
janë larg e s`vijnë dot vetë,
t`i kërkjnë hesap këtij deti..
Natë moj natë,natë-zo..

Natë behari pse këndon?
Vjeshtën që të kërcënon..
Pse do dimrin që loton?
Pranvera lulet i zgjon..
Natë moj natë,natë-zo.

Kontribuan:
sotolestele
Komente 0