TEKSTESHQIP
Donjeta Ahmetaj - Kur Pranvera Ishte Në Prishtinë
Donjeta Ahmetaj
Kur Pranvera Ishte Në Prishtinë

Muzika e këngës vjen e kompozuar nga Musa Piperku, ndërsa teksti është punuar nga Milaim Berisha.
Teksti :: Song Lyrics
A t'kujtohet natë e parë,
shi kur binte në Prishtinë?
Unë e ti si dy këngëtarë
pëshpëritnim për dashurinë!

Unë të doja, ti më doje
lugut t'gjelbërt të Gërmisë;
Yjet mbi qiell na bënin roje
e lisat gjelbëronin prej lakmisë!

S'harrohet dot ngrohtësi e parë
kur pranverë ishte në Prishtinë!
Unë e ti si dy këngëtar
thurnim vargje për ardhmërinë!

S'harrohet dot ngrohtësi e parë
Kur pranverë ishte në Prishtinë.
Unë e ti si dy këngëtar
thurrnim vargje per ardhmerinë.

A t'kujtohet natë e parë,
Shi kur binte në Prishtinë.
Unë e ti si dy këngëtar,
përshpërisnim për dashurinë

Unë të doja ti me doje,
lugut t'gjelbërt të Gërmisë,
yjet n'qiell na bënin roje,
e lisat gjelbronin prej lakmisë.

S'harrohet dot ngrohtësi e parë,
kur pranverë ishte në Prishtinë,
Unë e ti si dy kengetarë
thurrnim vargje per ardhmerinë.

s'harrohet dot ngrohëtësi e parë
kur pranverë ishte në Prishtinë
un e ti si dy këngëtar
thurrnim vargje për ardhmërinë
2x.
Në Prishtinë

VIDEOKLIPE

Komente 0