TEKSTESHQIP
Dopamin - Shpirtra Të Humbur
Dopamin
Shpirtra Të Humbur

Teksti :: Song Lyrics
Diçka unë po dëgjoj dhe
dyshimet më sundojnë,
plot zëra më përndjekin,
shumë hije po afrojnë.

Janë mbledhur poshtë banesës,
të gjithë po më thërrasin,
do ti bashkohem shpresës
...të buçasim.

Shpresë e humbur,
ne marshojmë.
Shpirtra të humbur
mbi zjarr, po vallezojnë.

Ju nuk shpëtoni!
Ju nuk dëgjoni!
E ndjeni vajin tonë?
Ju nuk ndihmoni!
Ju nuk drejtoni!
Klithim sa nuk është vonë.

Dhe ata aty më presin,
si ushtarët në një togë,
bashkë luftën do ta nisim,
për çka që na takon.

Me mijë e mijëra trupa,
në rrugët e marrëzisë,
aty sundon gënjeshtra
dhe mbreti i mërzisë.

Shpresë e humbur,
ne marshojmë.
Shpirtra të humbur
mbi zjarr, po vallezojnë.

Ju nuk shpëtoni!
Ju nuk dëgjoni!
E ndjeni vajin tonë?
Ju nuk ndihmoni!
Ju nuk drejtoni!
Klithim sa nuk është vonë.

Kush na shpëton ne?
Kush na dëgjon ne?
Kush na ndihmon ne?
Kush na drejton?
Ju nuk shpëtoni!
Ju nuk dëgjoni!
Ju nuk ndihmoni!
Kush na drejton?

Ju nuk shpëtoni!
Ju nuk dëgjoni!
E ndjeni vajin tonë?
Ju nuk ndihmoni!
Ju nuk drejtoni!
Klithim sa nuk është vonë.

Ju nuk shpëtoni..
Komente 0