TEKSTESHQIP
Dopamin - Mbi Qytetin Tim
Dopamin
Mbi Qytetin Tim

Teksti :: Song Lyrics
O mirësevjen jetë e re,
k’mishën e vesha, tjetër ç’ka?
Kështu diktohet, shoqëria e tha,
nesër jam ushtar si në shah.

Nesër hapat, nuk i bëj dot dy,
ec përpara, sulu aty!
Atje dëgjoj një zë që më ngroh,
rrugës eci e shoh...

E shoh unë qëllimin,
synimin që unë kam.

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush arrin.

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush e ngjit, kush e ngjit

Dhe prapë vazhdon e egra rutinë,
ha pak nga pak nga shpirti im,
afër më duket shkalla e parë,
me ata mijëra e kishim gabim.

Kjo maskë që kam veshur,
o Zot sa më shkon,
dhe hijen e saj,
e ndjej, më mbron

E shoh unë qëllimin,
synimin që unë kam.

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush arrin.

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush e ngjit, kush e ngjit

Figura groteske më shfaqen përpara,
zvarriten nga shkallët, përtej kësaj bote!

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush arrin.

E shoh unë qëllimin...
dhe maja e saj, shkëlqen,
mbi qytetin tim, lum kush e ngjit, kush e ngjit
Komente 0